24.07.2014 - 00:24:57 - E enjte        HIXHRI: 26.09.1435                        RADIO KRENARIA            
Atë që e udhëzon Allahu s`ka kush që e humb, ndërsa atë që e humb Allahu s`ka kush që e udhëzon! "E tërë krenaria i takon Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve!" (Munafikunë, 8)
“E ATA QË ISHIN TË DEVOTSHËM NDAJ ZOTIT TË TYRE, SILLEN NË GRUPE TE XHENETI, E KUR ARRIJNË ATY, DYERT E TIJ I GJEJNË TË HAPURA DHE ROJA E TIJ U THOTË ATYRE: "SELAMUN ALEJKUM" - QOFSHI TË SHPËTUAR, ISHIT TË PASTËR, ANDAJ HYNI NË TË, ATY DO TË JENI PËRGJITHMONË.” (Kur’an: Zumer, 73)
ÇDO DITË NË RAMAZAN: Ders për Xhenetin në Xhaminë e Madhe mbahet pas namazit të sabahut; E MARTË: Emisioni "Ta njohim të vërtetën" nga ora 21:30 - 23:00 në Radio Kosova e Lirë FM 94.2 MHz në Prishtinë; E ENJTE: Emisioni "Rruga e ndriçuar" nga ora 21:00 - 22:00 në TV Vali, TV Mitrovica dhe TV Prizreni; E PREMTE: Hytbeja e xhumasë çdo javë nga ora 13:00; Radio Krenaria transmeton emisionin "Ta njohim të vërtetën" nga ora 21:30 - 23:00;

Lutja e Junusit a.s. në barkun e peshkut

Publikuar më: 18.04.2013 Fotoja

Përse Allahu nuk na përgjigjet në lutjet e shumicës prej nesh, pavarësisht se bëjmë lutje natën e ditën, ndërkohë që pejgamberit Junus duke qenë në barkun e peshkut iu përgjigj?

T’i lexojmë këto njohuri, për të cilat kemi shumë nevojë në këtë kohë.

A ke imagjinuar ndonjëherë që të hidhesh në errësirën e detit dhe të të gëlltitë një balenë e madhe që peshon më tepër se një ton? Çfarë do të bëje, kë do të thërrisje, dhe a imagjinon se atë që e thërret mund të të përgjigjet?

Këto pyetje më shkuan ndërmend kur meditoja tregimin e Junusit a.s., duke bërë krahasime me realitetin tonë sesi jetojnë muslimanët. Atyre nuk u mbetet gjë tjetër vetëm se duaja (lutja) për t’i trajtuar problemet e tyre, megjithë lutjet që i bëjmë nuk marrim përgjigjet e shpejta nga Allahu i Lartësuar, ndoshta për faktin se na mungon sinqeriteti.

Lutja, të dashurit e mi, (për t’u pranuar) ka kushte, ndërsa prej më të rëndësishmëve janë dy: Sinqeriteti dhe vepra.

Sinqeriteti nënkupton se ne me zemrat dhe mendjet tona i drejtohemi vetëm Allahut të Lartësuar gjatë lutjes. Për të arritur këtë shkallë duhet të shikojmë në sjelljet tona, veprimet dhe fjalët tona a e kënaqin Allahun? Ndërsa sa i takon veprës nënkupton se ne i përgjigjemi thirrjes së Allahut të Lartësuar, mësojmë, studiojmë sekretet e kozmosit, të natyrës dhe të vetes, e më pas mendojmë në mënyrë shkencore përmes së cilës ngrisim veten tonë. Të gjitha veprat tona bëhen thjesht për Allahun dhe për hir të Tij, atëherë, me lejen e Zotit, do të na përgjigjen lutjet.

Por fatkeqësisht, shumicës së muslimanëve u mungon sinqeriteti dhe vepra, atyre nga shkaqet e përgjigjes së lutjes u ka mbetur vetëm forma dhe aspekti i jashtëm, ndërsa zemrat janë baza. Allahu nuk i shikon format, fizionomitë tona, e as pozitat tona në këtë jetë, por shikon zemrat tona, a janë zemrat tona të dëlira sikur zemra e pejgamberit Muhamed, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të?

A tregohemi modest sikur modestia e të dashurit të Zotit a.s.? A u afrohemi të varfërve dhe të mjerëve sikur e bënte këtë zotëriu i krijesave a.s.? Si qëndron puna me ndjenjat tona, a zemërohemi për hir të Allahut dhe kënaqemi për hir të Tij? A ndiejmë vështirësitë e vëllezërve tanë në besim?

Pasha Allahun, sikur muslimanët të zbatonin një hadith të vetëm të pejgamberit, do të ishin njerëzit më të lumtur dhe më të fortë, kur ai thotë:

“Askush nga ju nuk beson deri sa  të dojë për vëllanë e tij atë që do për vete”.

A do vërtet për vëllanë tënd atë që do për vete? Fatkeqësisht këtë hadith sot e zbatojnë ateistët në Perëndim. I sheh duke i ndihmuar njëri-tjetrit për realizimin e interesave të kësaj bote, a thua nuk duhet të bashkëpunojmë për të fituar kënaqësinë e Allahut të Lartësuar?

Të gjitha këto çështje më kujtojnë atë moment të vështirë që e goditi pejgamberin fisnik, Junusin a.s., kur u hodh në det natën dhe e gëlltiti peshku dhe i cili jetoi momente në errësira të ndryshme: errësirën e natës, errësirën e detit, errësirën e barkut të peshkut, por ai nuk e harroi Zotin e tij. Ai e madhëronte Allahun në barkun e peshkut dhe thirri me një thirrje madhështore. Allahu i Lartësuar thotë:

(Përkujto) Edhe atë të peshkut (Junusin) kur doli i hidhëruar (prej popullit) dhe mendoi se nuk do t'i vijë më puna ngushtë, po në errësira ai tha se: “Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejtë vetes!”(Enbija, 87)

Junusi a.s. u hidhërua prej popullit të tij dhe i la e u largua prej tyre pa marrë leje nga Allahu, dhe mendoi se Allahu nuk do ta sprovojë dhe se nuk do t’i vijë më puna ngushtë. Kur ai u gjend në një situatë të tillë të vështirë ai thirri Allahun me një lutje të mrekullueshme: “Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejtë vetes!” Kjo është lutja e pikëllimit dhe e brengës.

Ne, të dashurit e mi, sot duhet ta kujtojmë këtë lutje dhe ta e shpeshtojmë, me shpresë se Allahu do të na largojë të keqen dhe t’i japë secilit atë që kërkon, të na largojë brengën e pikëllimin. Allahu i Lartësuar menjëherë iu përgjigj Junusit a.s. dhe e shpëtoi nga tmerri. Përse? Sepse ai ishte besimtar i vërtetë i Allahut. Ai thotë:

“Ne iu përgjigjëm atij, e shpëtuam nga tmerri. Kështu i shpëtojmë Ne besimtarët.” (Enbija, 88)

A imagjinoni se problemet dhe brengat tuaja janë më të mëdha se sa ato të Junusit a.s. i gjendur në atë situatë? Vërtet, Ai që e shpëtoi këtë rob të mirë me bereqetin e lutjes së tij drejtuar Allahut, ka mundësi t’ju shpëtojë nga çdo situatë dhe problem që u paraqitet, mirëpo me kusht që ta kujtoni këtë lutje:

“LA ILAHE IL-LA ENTE SUBHANEKE INNI KUNTU MINEDH-DHALIMIN”

“Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejtë vetes!”

E lusim Allahun e Madhëruar që të gjithë muslimanëve t’u largojë brengat e tyre. Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë.

Përshtati: Almedin Ejupi

 

Kategoritë: Tema

Të fundit

24. Gruaja muslimane dhe Ramazani

23. Shtëpia muslimane

22. Mësime nga çlirimi i Mekës

21. Dashuria ndaj Allahut

20. Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj

19. Dhjetë ditët e fundit

18. Gjuha

17. Ramazani dhe durimi

16. Zekati, bujaria dhe shpenzimi (2)

15. Zekati, bujaria dhe shpenzimi (1)

14. Umreja

13. Namazi i natës dhe teravitë

12. Leximi i Kur’anit (2)

11. Leximi i Kur’anit (1)


2013 © KRENARIA.com