19.03.2019 - 02:28:16 - E martë        HIXHRI: 12.07.1440                        RADIO KRENARIA            
Atë që e udhëzon Allahu s`ka kush që e humb, ndërsa atë që e humb Allahu s`ka kush që e udhëzon! "E tërë krenaria i takon Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve!" (Munafikunë, 8)
“E ATA QË ISHIN TË DEVOTSHËM NDAJ ZOTIT TË TYRE, SILLEN NË GRUPE TE XHENETI, E KUR ARRIJNË ATY, DYERT E TIJ I GJEJNË TË HAPURA DHE ROJA E TIJ U THOTË ATYRE: "SELAMUN ALEJKUM" - QOFSHI TË SHPËTUAR, ISHIT TË PASTËR, ANDAJ HYNI NË TË, ATY DO TË JENI PËRGJITHMONË.” (Kur’an: Zumer, 73)
E MARTË: Emisioni "Ta njohim të vërtetën" nga ora 21:30 - 23:00 në Radio Kosova e Lirë FM 94.2 MHz në Prishtinë; E MËRKURË: Dersi i Tefsirit në Xhaminë e Madhe mbahet pas namazit të akshamit; E ENJTE: Emisioni "Rruga e ndriçuar" nga ora 21:00 - 22:00 në TV Vali, TV Mitrovica dhe TV Prizreni; E PREMTE: Hytbeja e xhumasë çdo javë nga ora 13:00; Radio Krenaria transmeton emisionin "Ta njohim të vërtetën" nga ora 21:30 - 23:00;

Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë: Pse ndeshen palët në Krime të Ukrainës?

Publikuar më: 09.03.2014 Fotoja

UNIONI BOTËROR I DIJETARËVE MUSLIMANË

GADISHULLI KRIME NË UKRAINË, PSE NDESHEN PALËT? KU JANË MUSLIMANËT?

Çka din për Krimenë në Ukrainë?

Krime është gadishull në përbërje të Ukrainës, dhe në gjuhën tatare ky emër ka kuptimin „Kala“.

Tatarët kanë qenë fise turke, të cilat kanë qëndruar në këto territore disa shekuj me radhë. Krimeja ka qenë nën pushtetin e kalifatit osman, dhe në këtë gadishull Islami depërtoi dhe u përhap shpejt që në fillim të shekullit XVI, ashtu që Krimeja u shndërrua në vilajet islam në përbërje të shtetit osman me kryeqytet „Bahsh Saraj“. Muslimanët e administruan këtë vend disa shekuj, derisa erdhën komunistët rusë dhe bënë krime mbi popullatën.

Krime ka një pozitë të rëndësishme strategjike, dhe posedon resurse natyrore (naftë, gas, thëngjill, minerale, etj.). Po ashtu, Krime ka edhe pasuri bujqësore, si dhe vendet më të përshtatshme me klimë për shëndetin e njeriut.

Moska u paguante tatim (xhizje) muslimanëve, të cilët administronin me Gadishullin e Krimesë, dhe kjo vazhdoi shekuj me radhë derisa kalifati islam (osmanlinjtë) u dobësuan në çerekun e fundit të shekullit XVIII. Pas kësaj kohe, rusët arritën ta pushtojnë Gadishullin e Krimesë, dhe pas kësaj, nuk ka nevojë të bisedohet për krimet dhe shkatërrimet që kanë bërë!

Rusët, me të nënshtruar Gadishullin e Krimesë, ushtruan dhunë dhe bënë masakra të papara kundër muslimanëve. Për një vit, ata masakruan 350 mijë muslimanë, ndërkaq mbi një milion muslimanë e braktisën Krimenë. Me këtë rast, u plaçkitën edhe pronat e muslimanëve, dhe një numër i madh i xhamive, u tjetërsuan.

Në fillim të shekullit XX, shumë muslimanë u kthyen në këtë vend dhe u munduan që ta rikthejnë fuqinë që e kishin më parë, si dhe shpallën formimin e një qeverie të tyre. Mirëpo, komunistët i luftuan me çdo gjë që kishin.

Stalini deshi që të ngrit një komunitet çifut në Krime, në vitin 1928, por, ai u ballafaqua me rezistencën e muslimanëve në udhëheqje të imamëve të xhamive dhe intelektualëve tjerë, dhe ai iu hakmorr atyre duke ekzekutuar 3500 veprimtarë muslimanë.

Numri i muslimanëve tatarë pësoi rënie në Gadishullin e Krimesë. Kështu, nga disa milionë muslimanë tatarë që numëroheshin në vitin 1883, kjo shifër zbriti në 850 mijë në vitin 1941.

Në Luftën e Dytë Botërore, Stalini i akuzoi muslimanët e Krimesë se janë në anën e gjermanëve, edhe pse ai mori shumë bijë të muslimanëve në ushtrinë ruse me dhunë.

Pas Luftës së Dytë Botërore, shumë muslimanë të Krimesë u ekzekutuan, qindra mijëra të tjerë u dëbuan me dhunë, dhe me këtë, muslimanët në Krime ngelën pakicë. Sot, numri i banorëve të Krimesë sillet diku afër 2.5 milion, ndërkaq numri i muslimanëve është prej 400 deri në 500 mijë, si rezultat i dëbimit dhe vrasjeve që iu bënë. Muslimanët e Krimesë sot përbëjnë një pakicë të varfër dhe të dobët.

Sot, për Krimenë përplasen rusët dhe amerikanët, për shkak të rëndësisë gjeostrategjike dhe ekonomike.

Shumë xhami janë rrënuar, e shumë xhami u shndërruan në objekte për shërbime tjera, ndërkaq muslimanët sot i rikthejnë në jetë përsëri.

Muslimanët e Krimesë nuk janë larg ngjarjeve në botën islame, në veçanti kur është në pyetje çështja e Shamit (Sirisë). Ata e kanë ndihmuar popullatën muslimane të Sirisë aq sa kanë mundur.

Nga arabishtja: Bashkim Aliu

Burimi: Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë

Ky artikull është marrë nga: http://kohaislame.com

 

Kategoritë: Aktualitete

Të fundit

Reagon Dr. Shefqet Krasniqi, Gazeta Express dhe Koha dinë të gënjejnë pa fije turpi

'Maqedonas, mos u merrni me Bullgarinë, por me shqiptarët që po formojnë Shqipërinë e Madhe'

Toleranca fetare në Kosovë ka ekzistuar, falë shumicës muslimane shqiptare, dhe do të vazhdojë së ekzistuari

Religious Tolerance in Kosova exists, thanks to the Albanian Muslim majority, and will continue to do so

Provokimi sllavo-maqedonas dhe dhuna ndaj shqiptarëve

Mesazhi i Muajit Ramazan

Dr. Shefqet Krasniqi reagon ndaj lajmit të paverifikuar në ‘Presheva Jonë’; Nuk kam thënë se ‘Rama është si Millosheviçi’

Listës së intelektualëve për mbrojtjen e familjes shqiptare i bashkëngjitët edhe Dr. Shefqet Krasniqi

Një hetim policor do të duhej të nisej edhe ndaj portalit gazetaexpress.com për nxitje të urrejtjes fetare

Krasniqi: Librat dua t’iu shërbejnë njerëzve që ta kuptojnë mirë Islamin

Reagim publik ndaj të ashtuquajturës “Gazeta Express”

Sirianët, së shpejti grupi më i madh refugjat në botë

Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë: Pse ndeshen palët në Krime të Ukrainës?

Konferenca “Solidariteti islam”, mbajtur në Mekë 02-04/03/2014


2013 © KRENARIA.com