21.02.2017 - 06:07:50 - E martë        HIXHRI: 24.05.1438                        RADIO KRENARIA            
Atë që e udhëzon Allahu s`ka kush që e humb, ndërsa atë që e humb Allahu s`ka kush që e udhëzon! "E tërë krenaria i takon Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve!" (Munafikunë, 8)
“E ATA QË ISHIN TË DEVOTSHËM NDAJ ZOTIT TË TYRE, SILLEN NË GRUPE TE XHENETI, E KUR ARRIJNË ATY, DYERT E TIJ I GJEJNË TË HAPURA DHE ROJA E TIJ U THOTË ATYRE: "SELAMUN ALEJKUM" - QOFSHI TË SHPËTUAR, ISHIT TË PASTËR, ANDAJ HYNI NË TË, ATY DO TË JENI PËRGJITHMONË.” (Kur’an: Zumer, 73)
E MARTË: Emisioni "Ta njohim të vërtetën" nga ora 21:30 - 23:00 në Radio Kosova e Lirë FM 94.2 MHz në Prishtinë; E MËRKURË: Dersi i Tefsirit në Xhaminë e Madhe mbahet pas namazit të akshamit; E ENJTE: Emisioni "Rruga e ndriçuar" nga ora 21:00 - 22:00 në TV Vali, TV Mitrovica dhe TV Prizreni; E PREMTE: Hytbeja e xhumasë çdo javë nga ora 13:00; Radio Krenaria transmeton emisionin "Ta njohim të vërtetën" nga ora 21:30 - 23:00;

Ja çka thotë shkrimtari Dritëro Agolli për homoseksualët

Publikuar më: 13.03.2014 Fotoja

Shkrimtari Dritëro Agolli është i prerë në qëndrimin e tij dhe e cilëson homoseksualitetin degjenerim të shoqërisë, si një shfaqje që bie ndesh me ligjet e natyrës.

"Domethënë degjenerimi i plotë i shoqërisë janë homoseksualët", kishte thënë Agolli, në një intervistë për Panoramën.

"Homoseksualët janë jashtë natyrës, janë devijim i natyrës, çfarë do të prodhojnë ata? Në fakt ky është degjenerimi i kapitalizmit, ky është fundi i kapitalizmit, sepse në këtë mënyrë po promovohen antivlera. Kështu erdhi dhe fundi i Perandorisë Romake", kishte shtuar ai.

Sipas tij, Shqipëria tek pas njëqind vitesh do t'i vijë edhe kultura e homoseksualëve.

"Romakët kështu e filluan, me homoseksualë, me shkatërrimin e vlerave; perandorët apo nëpunës të lartë merrnin në banjë fëmijë të vegjël 7-8 vjeçar dhe bënin perversitete orale me ta. Domethënë degjenerimi i plotë i shoqërisë janë homoseksualët. Ata nuk janë shfaqur tani, por kanë lindur herët, që me udhëtimet disa mujore me anijet me vela, ku nuk kishte femra në anije dhe meshkujt shkonin me njëri-tjetrin. Ndërsa sot, këto po i shesin si vlera dhe po mundohen t'i kultivojnë si të drejta, po bëjnë cica si të grave dhe veshje femërore. Jam i sigurt se në Shqipëri një kulturë e tillë nuk do të vijë as për 100 vjet. Evropa nuk po merr masa për të shuar gjakmarrjen te ne, dhe më merr mua në mbrojtje homoseksualët. Evropa i sheh dhe hesht. Edhe drejtësia jonë, e di se kush është gjakësi nuk merr asnjë masë që ta parandalojë vrasjen e radhës, siç u bë në kohën e monizmit. Si mund të bësh sehir të lesh në ngujim familje të tëra?!"

"Ky debat as duhet bërë fare në Shqipëri, ne duhet të shikojmë kushtet e vendit, mirëpo Evropa, në kushtet e globalizmit dhe, meqë ka marrë përsipër të marrë në mbrojtje të drejtat e njeriut, çdo të drejtë kërkon ta imponojë kudo, edhe të drejta që nuk hyjnë në mentalitetin e popullit tonë", kishte thënë Agolli në një intervistë për Panoramën vite më parë.

"Në Shqipëri, ndryshe nga Evropa, homoseksualët nuk e pranojnë se janë të tillë, ndërsa në Evropë ata mburren me qenien e tyre, bëjnë dhe paradë, vishen si femra. A ke parë në Shqipëri të bëjnë ndonjë paradë për këto të "drejta evropiane"?! Në Shqipëri të vrasin për këto gjëra. Këtu kanë vrarë bashkëfshatarin, kur "gjeli i hipi gjelit të komshiut, duke i thënë se ky qenka gjel pederast". Debati në publikun tonë bëhet edhe si modë, por dhe për ato projekte për të cilat Evropa është gati të paguajë, por jam i bindur se të gjithë që flasin, në vetvete, me sinqeritet, nuk i pranojnë shfaqje të tilla. Edhe bota s'duhet t'i pranojë", kishte thënë ai.

 

Kategoritë: Opinione

Të fundit

Shefqet Krasniqi: Është zhvendosur vëmendja nga problemet reale të Kosovës

Përsëri arrestime!

Lavdrim Muhaxheri, kriminel lufte apo idiot komunikimi?!

Dy fjalë Vlora Çitakut

Ahmet Qeriqi: Përse Ballkani i përket ortodoksisë, dhe Islami u dashka të getoizohet?

Shteti të mbyllë Bota Sot dhe Expressin për nxitje të ekstremizmit

Bagdadi, qyteti më i keq në botë

Ja çka thotë shkrimtari Dritëro Agolli për homoseksualët

Përmbysja e tejdukshmërisë etnike në raportet shqiptaro-serbe

Qëndrimi i Krishterimit ndaj Islamofobisë

Vështrim rreth terminologjisë islame në gjuhën shqipe

Alarm! Muslimanët e Kosovës në rrezik nga antiteistët

Roli i imamit në ditët e sotme

Miroljub Jevtic: Liderët shqiptarë e urrejnë Islamin


2013 © KRENARIA.com