21.02.2017 - 06:12:11 - E martë        HIXHRI: 24.05.1438                        RADIO KRENARIA            
Atë që e udhëzon Allahu s`ka kush që e humb, ndërsa atë që e humb Allahu s`ka kush që e udhëzon! "E tërë krenaria i takon Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve!" (Munafikunë, 8)
“E ATA QË ISHIN TË DEVOTSHËM NDAJ ZOTIT TË TYRE, SILLEN NË GRUPE TE XHENETI, E KUR ARRIJNË ATY, DYERT E TIJ I GJEJNË TË HAPURA DHE ROJA E TIJ U THOTË ATYRE: "SELAMUN ALEJKUM" - QOFSHI TË SHPËTUAR, ISHIT TË PASTËR, ANDAJ HYNI NË TË, ATY DO TË JENI PËRGJITHMONË.” (Kur’an: Zumer, 73)
E MARTË: Emisioni "Ta njohim të vërtetën" nga ora 21:30 - 23:00 në Radio Kosova e Lirë FM 94.2 MHz në Prishtinë; E MËRKURË: Dersi i Tefsirit në Xhaminë e Madhe mbahet pas namazit të akshamit; E ENJTE: Emisioni "Rruga e ndriçuar" nga ora 21:00 - 22:00 në TV Vali, TV Mitrovica dhe TV Prizreni; E PREMTE: Hytbeja e xhumasë çdo javë nga ora 13:00; Radio Krenaria transmeton emisionin "Ta njohim të vërtetën" nga ora 21:30 - 23:00;

Bagdadi, qyteti më i keq në botë

Publikuar më: 22.03.2014 Fotoja

Qyteti model në botën arabe deri në vitet 1970, Bagdadi, pas dekada të tëra konfliktesh, është shndërruar sot në qytetin më të keq në botë në aspektin e cilësisë së jetesës.

Kryeqyteti irakian, i ndërtuar në brigjet e Tigrit para 1.250 vitesh dhe dikur një qendër intelektuale, ekonomike e politike me renome botërore, është radhitur në vendin e 223-të dhe të fundit në klasifikimin për vitin 2014 rreth cilësisë së jetës të bërë nga lideri botëror i konsultimeve për resurset njerëzore “Mercer Consulting Group”.

Ky klasifikim merr parasysh ambientin social, politik e ekonomik të qytetit, i cili ka 8,5 milionë banorë, si dhe kriteret që kanë të bëjnë me shëndetin dhe edukimin.

Në Bagdad, banorët përballen me një mal problemesh: me atentate, që janë pothuajse të përditshme, me mungesë rryme dhe uji të pijshëm, me sistem të keq të kanalizimeve, me tollovi të vazhdueshme në trafik dhe me shkallë të lartë të papunësisë.

Ndonëse kishte papunësi dhe edhe atëherë ndalej uji e rryma, në kohën e Sadam Huseinit problemet ishin të përmasave më të vogla dhe menaxhoheshin më mirë.

Kurse, siguria është prishur tërësisht që nga pushtimi i Irakut, më 2003, nga një koalicion i kryesuar nga Shtetet e Bashkuara.

“Ne po jetojmë në kazerma”, ankohet Hamid ed-Daraji, një shitës, duke përmendur pikat e shumta të kontrollit, muret e betonta të destinuara për t’u mbrojtur nga shpërthimet dhe dislokimin masiv të forcave të sigurisë në rrugë. “Të pasur e të varfër po vuajmë njësoj”, shton ai. “I pasuri mund të jetë në çdo moment shënjestër e ndonjë sulmi me eksploziv, e ndonjë rrëmbimi apo e ndonjë vrasjeje, sikur edhe i varfri”.

Qyteti kishte një histori të lavdishme

I ndërtuar më 762 në brigjet e Tigrit nga kalifi abasid, Ebu Xhafer el-Mensur, qyteti që prej atëherë ka luajtur një rol qendror në botën arabo-muslimane. Në shekullin XX, Bagdadi ishte shembulli brilant i një qyteti arab modern me disa prej universiteteve dhe muzeve më të mirë në rajon, me një elitë të formuar mirë, një qendër kulturore dinamike dhe një sistem shëndetësor të nivelit të lartë. Aeroporti i tij ndërkombëtar ishte një model për rajonin dhe në këtë qytet është formuar OPEC, karteli i vendeve eksportuese të naftës.

Në qytet po ashtu jetonte një popullatë e besimeve të ndryshme: muslimanë, të krishterë, hebrenj dhe të tjerë.

“Bagdadi përbënte qendrën ekonomike të shtetit abasid”, thekson Issam el-Faili, profesor i historisë politike në Universitetin e Mustansirijas, një institucion i vjetër tetë shekuj. Ai përkujton se qyteti ka shërbyer si bazë për pushtimin e rajoneve fqinje për zgjerimin e influencës së Islamit.

Bagdadi, ai i bukuri, sot është gërmadhë

“Ishte kryeqyteti i botës”, thotë me krenari profesori universitar, i cili e pranon se “sot, ai është bërë një prej qyteteve më të mjerë në planetin tonë”.

Që prej një viti, Iraku po përballet me një përshkallëzim të dhunës, e ushqyer nga ndjenja e minoritetit sunit se po shtypet nga qeveria e dominuar nga shiitët, dhe nga konflikti në Sirinë fqinje. Që nga fillimi i vitit 2014 janë vrarë më shumë se 1.900 persona.

Për shkak të kësaj situate, forcat e sigurisë kanë vendosur pika të reja të kontrollit, të cilat edhe ashtu kanë qenë të shumta. Ato, po ashtu, shkaktojnë tollovi të mëdha në komunikacion. Muret masive prej betoni, të ndërtuara për t’u qëndruar shpërthimeve, i ndajnë lagjet që për nga besimi janë të përziera.

Disa përpiqen ta pastrojnë dhe ta zbukurojnë qytetin, por e pranojnë se misioni i tyre është i vështirë, për të mos thënë i pamundur.

“Qeveritë e njëpasnjëshme nuk kanë punuar për ta zhvilluar Bagdadin”, thotë me keqardhje Amir esh-Shalabi, drejtues i OJQ-së “Humanitarian Construction Organisation”, e cila ka nisur një fushatë që synon përmirësimin e shërbimeve bazike në qytet. “Natën, Bagdadi shndërrohet në një qytet fantazmë sepse mungon ndriçimi”, tregon ai.

Rrugët janë përplot kabllo elektrike. Dikush i furnizon me rrymë me gjeneratorë ata që paguajnë. Kështu kompensohet disi mungesa kronike e rrymës. Dhe për shkak të rrjetit të kufizuar të kanalizimit, rrugët e kryeqytetit përmbyten porsa të bjerë pak shi.

Dhe, megjithëse ekonomia ka nisur të rimëkëmbet me hov falë rritjes së kapaciteteve të nxjerrjes dhe përpunimit të naftës, ky sektor nuk po gjeneron vende pune për ta ulur shkallën e papunësisë në vend, përfshirë këtu edhe kryeqytetin. “Problemet e Bagdadit janë të panumërta. Bagdadi, ai i bukuri, sot është gërmadhë”, thotë Hamid ed-Daraji.

 

Kategoritë: Opinione

Të fundit

Shefqet Krasniqi: Është zhvendosur vëmendja nga problemet reale të Kosovës

Përsëri arrestime!

Lavdrim Muhaxheri, kriminel lufte apo idiot komunikimi?!

Dy fjalë Vlora Çitakut

Ahmet Qeriqi: Përse Ballkani i përket ortodoksisë, dhe Islami u dashka të getoizohet?

Shteti të mbyllë Bota Sot dhe Expressin për nxitje të ekstremizmit

Bagdadi, qyteti më i keq në botë

Ja çka thotë shkrimtari Dritëro Agolli për homoseksualët

Përmbysja e tejdukshmërisë etnike në raportet shqiptaro-serbe

Qëndrimi i Krishterimit ndaj Islamofobisë

Vështrim rreth terminologjisë islame në gjuhën shqipe

Alarm! Muslimanët e Kosovës në rrezik nga antiteistët

Roli i imamit në ditët e sotme

Miroljub Jevtic: Liderët shqiptarë e urrejnë Islamin


2013 © KRENARIA.com