21.02.2017 - 06:08:01 - E martë        HIXHRI: 24.05.1438                        RADIO KRENARIA            
Atë që e udhëzon Allahu s`ka kush që e humb, ndërsa atë që e humb Allahu s`ka kush që e udhëzon! "E tërë krenaria i takon Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve!" (Munafikunë, 8)
“E ATA QË ISHIN TË DEVOTSHËM NDAJ ZOTIT TË TYRE, SILLEN NË GRUPE TE XHENETI, E KUR ARRIJNË ATY, DYERT E TIJ I GJEJNË TË HAPURA DHE ROJA E TIJ U THOTË ATYRE: "SELAMUN ALEJKUM" - QOFSHI TË SHPËTUAR, ISHIT TË PASTËR, ANDAJ HYNI NË TË, ATY DO TË JENI PËRGJITHMONË.” (Kur’an: Zumer, 73)
E MARTË: Emisioni "Ta njohim të vërtetën" nga ora 21:30 - 23:00 në Radio Kosova e Lirë FM 94.2 MHz në Prishtinë; E MËRKURË: Dersi i Tefsirit në Xhaminë e Madhe mbahet pas namazit të akshamit; E ENJTE: Emisioni "Rruga e ndriçuar" nga ora 21:00 - 22:00 në TV Vali, TV Mitrovica dhe TV Prizreni; E PREMTE: Hytbeja e xhumasë çdo javë nga ora 13:00; Radio Krenaria transmeton emisionin "Ta njohim të vërtetën" nga ora 21:30 - 23:00;

Shteti të mbyllë Bota Sot dhe Expressin për nxitje të ekstremizmit

Publikuar më: 31.03.2014 Fotoja

Sedat Islami

Për javë të tëra u diskutua ligji kundërthënës për dënimin e atyre që marrin pjesë në luftëra jashtë vendit. Mediat, si sponsorë të ligjit, nxituan të na sjellin dhe një detaj të tij që parlamenti kinse e paskësh harruar të na e thotë. Ishte kjo shtojca e përfshirjes në dënim dhe të gjithë atyre që në një apo formë tjetër nxisin për pjesëmarrjen në luftë.

Megjithëkëtë, mediat nuk na e kishin thënë të gjithën.

Ligji ka dhe shtojca tjera, sigurisht të pashkruara por të nënkuptuara për sponsorët. Edhe të gjithë ata që ndihmojnë popullatën siriane me ndihma duhet të trajtohen si nxitës të pjesëmarrjes në luftë. Kështu e kuptova lajmin që pashë në gazetën famëkeqe Express për mbledhjen e ndihmave për Sirinë në një nga xhamitë e Podujevës. Ata duan të na shkëpusin çdo lidhje me Sirinë, madje edhe nëse ato bëhen në emër të humanizmit për të ndihmuar refugjatët dhe shpërngulurit nga shtëpitë e tyre. Madje, shkrimi i fundërrinës Express ishte tendencioz ngase mundohej ta përfshinte BIK-un në akuzën për kinse nxitje të shkuarjes në Siri me pretekstin se këto ndihma u mblodhën në një nga xhamitë e saj. Çmenduri! Djallëzi që as djalli nuk mendon dot. Zaten, një njeri i urtë ka thënë: “Në të kaluarën djalli i mësonte njerëzit, ndërsa sot mëson prej tyre.”

E, nëse edhe mbledhja e ndihmave ka hapësirë për interpretim djallëzor, çfarë bëjnë Bota Sot dhe Express-i, atëherë edhe ne kemi të drejtë t’i padisim për provokim dhe nxitje të shkuarjes në Siri. Me karaktere prej hienash, pas miratimit të këtij ligji monstruoz, këto dy gazeta qanin me lot krokodili për kinse fatin e fëmijëve dhe grave në Siri. Ja disa nga titujt e artikujve dhe lajmeve që i publikuan pas miratimit të ligjit:

1. Gjendja e rëndë e refugjatëve sirianë: Më mirë të ishim të vdekur në Siri (Bota Sot)

2. Video shokuese nga Siria, fëmijët hanë çfarë të gjejnë në tokë (Expressi)

3. Siri: 4 mijë fëmijë refugjatë pa asnjërin prind (Expressi)

4. 5.5 milionë fëmijë sirianë në nevojë (Expressi)

5. Rreth 13 mijë gra janë vrarë që nga fillimi i konfliktit në Siri (Expressi)

A nuk janë provokues këta tituj lajmesh?!

A nuk mund të interpretohen –gjithnjë sipas logjikës së tyre të qelbur- nxitës të shkuarjes në Siri?

Nëse po, atëherë le t’i ndjek shteti këta maskarenj.

 

Kategoritë: Opinione

Të fundit

Shefqet Krasniqi: Është zhvendosur vëmendja nga problemet reale të Kosovës

Përsëri arrestime!

Lavdrim Muhaxheri, kriminel lufte apo idiot komunikimi?!

Dy fjalë Vlora Çitakut

Ahmet Qeriqi: Përse Ballkani i përket ortodoksisë, dhe Islami u dashka të getoizohet?

Shteti të mbyllë Bota Sot dhe Expressin për nxitje të ekstremizmit

Bagdadi, qyteti më i keq në botë

Ja çka thotë shkrimtari Dritëro Agolli për homoseksualët

Përmbysja e tejdukshmërisë etnike në raportet shqiptaro-serbe

Qëndrimi i Krishterimit ndaj Islamofobisë

Vështrim rreth terminologjisë islame në gjuhën shqipe

Alarm! Muslimanët e Kosovës në rrezik nga antiteistët

Roli i imamit në ditët e sotme

Miroljub Jevtic: Liderët shqiptarë e urrejnë Islamin


2013 © KRENARIA.com