19.03.2019 - 03:04:56 - E martë        HIXHRI: 12.07.1440                        RADIO KRENARIA            
Atë që e udhëzon Allahu s`ka kush që e humb, ndërsa atë që e humb Allahu s`ka kush që e udhëzon! "E tërë krenaria i takon Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve!" (Munafikunë, 8)
“E ATA QË ISHIN TË DEVOTSHËM NDAJ ZOTIT TË TYRE, SILLEN NË GRUPE TE XHENETI, E KUR ARRIJNË ATY, DYERT E TIJ I GJEJNË TË HAPURA DHE ROJA E TIJ U THOTË ATYRE: "SELAMUN ALEJKUM" - QOFSHI TË SHPËTUAR, ISHIT TË PASTËR, ANDAJ HYNI NË TË, ATY DO TË JENI PËRGJITHMONË.” (Kur’an: Zumer, 73)
E MARTË: Emisioni "Ta njohim të vërtetën" nga ora 21:30 - 23:00 në Radio Kosova e Lirë FM 94.2 MHz në Prishtinë; E MËRKURË: Dersi i Tefsirit në Xhaminë e Madhe mbahet pas namazit të akshamit; E ENJTE: Emisioni "Rruga e ndriçuar" nga ora 21:00 - 22:00 në TV Vali, TV Mitrovica dhe TV Prizreni; E PREMTE: Hytbeja e xhumasë çdo javë nga ora 13:00; Radio Krenaria transmeton emisionin "Ta njohim të vërtetën" nga ora 21:30 - 23:00;

Reagim publik ndaj të ashtuquajturës “Gazeta Express”

Publikuar më: 22.04.2014 Fotoja

Duke pasur në konsideratë se disa nga mjetet e informimit nuk po lënë mjet e as metodë pa përdorur për të ulur, nënçmuar e degraduar personalitetin e Dr. Shefqet Krasniqit, stafi realizues i www.Krenaria.com bën këtë reagim publik ndaj të ashtuquajturës “Gazeta Express”.

Dihet fare mirë së hoxha i nderuar ditë më parë u patë tërhequr vërejtjen publikisht të gjithë njerëzve me arsye të shëndoshë, e në veçanti besimtarëve, të mos e shfletojnë dhe të mos i japin klikime Express-it, pasi ky ‘pseudo-medium’ nuk di tjetër vetëm se të shpifë, përgojojë e llomotitë pa nevojë, për çdo gjë, madje në theks të veçantë kundër muslimanëve.

Kësaj radhe, Express me sa duket u mundua të hakmerret përmes një gjesti shumë të ulët dhe qesharak duke përdorur një profil të rremë në Facebook, që absolutisht që nuk ka të bëjë me Doktorin tonë të nderuar, kinse ai u paska gëzuar lajmit të vrarjes së disa bashkëqytetarëve në Siri. Nga profile të tilla të rreme kanë tërhequr vërejtjen edhe vetë ekspertët e Facebook-ut kur kemi të bëjmë me persona të rëndësishëm, gjë që për ne si staf realizues nuk përjashtojmë mundësinë që një profil i atillë, për qëllime manipulimi, të jetë hapur nga vet Ekspress-i apo ‘satelitët’ e tyre për të tentuar të degradojnë imazhin e Hoxhë Dr. Shefqet Krasniqit e së bashku me të edhe imazhin e Islamit, i cili falë Zotit fuqiplotë dhe angazhimit të muslimanëve po rritet dhe zhvillohet përditë e më shumë.

Mu për këtë, njoftojmë dhe u tërheqim vëmendjen të gjithë dashamirësve të kenë kujdes dhe të mos bien pre e provokimeve të tilla sa të ulëta po aq edhe denigruese, si dhe të kenë në konsideratë se profili i vetëm dhe i vërtetë i Hoxhës tonë në Facebook, i cili është edhe si faqe zyrtare, është ‘Të përfitojmë nga hoxha i nderuar Dr. Shefqet Krasniqi’. Ne si staf realizues dhe bashkëpunëtorë të Dr. Shefqet Krasniqit denoncojmë dhe distancohemi nga çfarëdo profil tjetër dhe nuk bartim asnjë përgjegjësi për atë që publikohet aty.

Të gjitha aktivitetet, postimet, artikujt dhe angazhimet e Dr. Shefqet Krasniqit mund t’i përcillni përmes Facebook-ut të tij origjinal dhe zyrtar, të cekur më lart. Natyrisht, nuk i lejohet askujt të manipulojë me thëniet dhe kontributet e Doktorit të nderuar duke i keqcituar, shkëputur, keqinterpretuar apo duke i nxjerrë ato nga konteksti. Kurse me theks të veçantë të gjithë ata që duan të transmetojnë çfarëdo lajmi, artikulli apo aktiviteti që ka të bëjë hoxhën e nderuar, nga kjo apo cilado faqe tjetër, luten që ta transmetojnë atë tekstualisht ashtu siç e ka thënë apo shkruar Hoxha i nderuar, pa shtuar dhe pa munguar asgjë.

Për fund, ne stafi realizues ju falënderojmë të gjithëve për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj. Nëse ju pëlqen ajo që publikojmë në këtë faqe merreni dhe shpërndajeni, e nëse nuk ju pëlqen atëherë, ju lutem, së paku na lini të qetë ta shfrytëzojmë të drejtën tonë të garantuar të shprehjes së lirë.

Sinqerisht, Stafi Realizues i www.Krenaria.com

22.04.2014, Prishtinë

 

Kategoritë: Aktualitete

Të fundit

Reagon Dr. Shefqet Krasniqi, Gazeta Express dhe Koha dinë të gënjejnë pa fije turpi

'Maqedonas, mos u merrni me Bullgarinë, por me shqiptarët që po formojnë Shqipërinë e Madhe'

Toleranca fetare në Kosovë ka ekzistuar, falë shumicës muslimane shqiptare, dhe do të vazhdojë së ekzistuari

Religious Tolerance in Kosova exists, thanks to the Albanian Muslim majority, and will continue to do so

Provokimi sllavo-maqedonas dhe dhuna ndaj shqiptarëve

Mesazhi i Muajit Ramazan

Dr. Shefqet Krasniqi reagon ndaj lajmit të paverifikuar në ‘Presheva Jonë’; Nuk kam thënë se ‘Rama është si Millosheviçi’

Listës së intelektualëve për mbrojtjen e familjes shqiptare i bashkëngjitët edhe Dr. Shefqet Krasniqi

Një hetim policor do të duhej të nisej edhe ndaj portalit gazetaexpress.com për nxitje të urrejtjes fetare

Krasniqi: Librat dua t’iu shërbejnë njerëzve që ta kuptojnë mirë Islamin

Reagim publik ndaj të ashtuquajturës “Gazeta Express”

Sirianët, së shpejti grupi më i madh refugjat në botë

Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë: Pse ndeshen palët në Krime të Ukrainës?

Konferenca “Solidariteti islam”, mbajtur në Mekë 02-04/03/2014


2013 © KRENARIA.com