19.03.2019 - 02:39:31 - E martë        HIXHRI: 12.07.1440                        RADIO KRENARIA            
Atë që e udhëzon Allahu s`ka kush që e humb, ndërsa atë që e humb Allahu s`ka kush që e udhëzon! "E tërë krenaria i takon Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve!" (Munafikunë, 8)
“E ATA QË ISHIN TË DEVOTSHËM NDAJ ZOTIT TË TYRE, SILLEN NË GRUPE TE XHENETI, E KUR ARRIJNË ATY, DYERT E TIJ I GJEJNË TË HAPURA DHE ROJA E TIJ U THOTË ATYRE: "SELAMUN ALEJKUM" - QOFSHI TË SHPËTUAR, ISHIT TË PASTËR, ANDAJ HYNI NË TË, ATY DO TË JENI PËRGJITHMONË.” (Kur’an: Zumer, 73)
E MARTË: Emisioni "Ta njohim të vërtetën" nga ora 21:30 - 23:00 në Radio Kosova e Lirë FM 94.2 MHz në Prishtinë; E MËRKURË: Dersi i Tefsirit në Xhaminë e Madhe mbahet pas namazit të akshamit; E ENJTE: Emisioni "Rruga e ndriçuar" nga ora 21:00 - 22:00 në TV Vali, TV Mitrovica dhe TV Prizreni; E PREMTE: Hytbeja e xhumasë çdo javë nga ora 13:00; Radio Krenaria transmeton emisionin "Ta njohim të vërtetën" nga ora 21:30 - 23:00;

Krasniqi: Librat dua t’iu shërbejnë njerëzve që ta kuptojnë mirë Islamin

Publikuar më: 07.05.2014 Fotoja

Imami i xhamisë së madhe në Prishtinë Shefqet Krasniqi, sot promovoi dy libra të reja.

Krasniqi këto libra i ka botuar me opinione dhe ligjërata që i ka mbajtur gjatë viteve të fundit.

Salla ishte e mbushur përplot. Në promovim morrën pjesë figura politike dhe akademike që folën fjalë miradije për Krasniqin.

Autori i romanit “Bombë në Beograd” Albatros Rexhaj tha se Krasniqi e ka ftuar ta kritikojë, gjë të cilën e bëri, por në kuptimin shkencor.

Rexhaj ia dha një vërejtje Krasniqit në radhitje “se shkrimet në libra nuk janë radhitur mirë”, tha Rexhaj, por ai e përmendi një fakt interesant për Krasniqin.

“Pjesën më të madhe të shkrimeve i kam lexuar nëpër medie, dhe kur bisedojmë dhe nuk pajtohem me të, ai më thotë ‘Allahu të ruajtë”, tha Rexhaj.

Rexhaj tha se “me këto dy libra, Krasniqi tregon se është edhe intelektual që nuk frikohet të bëjë publike mendimet e veta”.

“Krasniqi i bën transparente qëndrimet e tij. Transparenca është diçka që i duhet kësaj shoqërie. Ai është udhëheqës i xhamisë më të madhe, por për disa të tjerë është edhe figurë kontroverse”, tha Rexhaj.

Ndërsa sociologu i globalizmit Fadil Maloku tha se Krasniqi është hoxha që polemizon më së shumti me realitetin në Kosovë, që sipas tij, ai këtë e bën duke analizuar problemet sociale.

“Krasniqi është shkurorëzuar nga mënyra tradicionale e komunikimit me publikun fetar”, tha Maloku.

Maloku tha se e kanë keqkuptuar dhe keqinterpretuar shpesh Krasniqin.

“E kanë vënë në thumb të kritikave dhe kërcënimeve. Por ai vazhdon me atë se ‘qentë lehin e karvani përsëri ecën’”, ka thënë Maloku.

Ndërsa Krasniqi në një prononcim për standardi.info ka thënë se ajo çka synon me këto dy libra është që të kontribuojë sado pak që njerëzit të zgjohen nga gjumi dhe ta kuptojnë Islamin.

“Është një kontribut sado pak modest që njerëzit t’i zgjojmë sado pak nga gjumi dhe t’ua ofrojmë një alternativë sa do të vogël dhe t’i largojmë nga ato dezinformona nga disa individ që flasin negativ për Islamin dhe institucionet e islamit në Kosovë”, ka thënë Krasniqi për standardi.info.

Krasniqi ka thënë se do të vazhdojë të merret me publicistikë dhe botime të reja, gjithashtu duke marr pjesë edhe në mediet e Kosovës.

“Është një pjesë nga aktivitetet e mia, ne kemi punimet në fakultet dhe librat tjera që i kemi botuar dhe vazhdojmë t’i botojmë, por kjo është një fushë e imja që merret me publicistikë dhe opinion. Nuk dua të rri sepse tash jam bërë pjesë e saj”, ka thënë Krasniqi. /standardi.info/

 

Kategoritë: Aktualitete, Artikuj

Të fundit

Reagon Dr. Shefqet Krasniqi, Gazeta Express dhe Koha dinë të gënjejnë pa fije turpi

'Maqedonas, mos u merrni me Bullgarinë, por me shqiptarët që po formojnë Shqipërinë e Madhe'

Toleranca fetare në Kosovë ka ekzistuar, falë shumicës muslimane shqiptare, dhe do të vazhdojë së ekzistuari

Religious Tolerance in Kosova exists, thanks to the Albanian Muslim majority, and will continue to do so

Provokimi sllavo-maqedonas dhe dhuna ndaj shqiptarëve

Mesazhi i Muajit Ramazan

Dr. Shefqet Krasniqi reagon ndaj lajmit të paverifikuar në ‘Presheva Jonë’; Nuk kam thënë se ‘Rama është si Millosheviçi’

Listës së intelektualëve për mbrojtjen e familjes shqiptare i bashkëngjitët edhe Dr. Shefqet Krasniqi

Një hetim policor do të duhej të nisej edhe ndaj portalit gazetaexpress.com për nxitje të urrejtjes fetare

Krasniqi: Librat dua t’iu shërbejnë njerëzve që ta kuptojnë mirë Islamin

Reagim publik ndaj të ashtuquajturës “Gazeta Express”

Sirianët, së shpejti grupi më i madh refugjat në botë

Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë: Pse ndeshen palët në Krime të Ukrainës?

Konferenca “Solidariteti islam”, mbajtur në Mekë 02-04/03/2014


2013 © KRENARIA.com