19.03.2019 - 03:27:16 - E martë        HIXHRI: 12.07.1440                        RADIO KRENARIA            
Atë që e udhëzon Allahu s`ka kush që e humb, ndërsa atë që e humb Allahu s`ka kush që e udhëzon! "E tërë krenaria i takon Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve!" (Munafikunë, 8)
“E ATA QË ISHIN TË DEVOTSHËM NDAJ ZOTIT TË TYRE, SILLEN NË GRUPE TE XHENETI, E KUR ARRIJNË ATY, DYERT E TIJ I GJEJNË TË HAPURA DHE ROJA E TIJ U THOTË ATYRE: "SELAMUN ALEJKUM" - QOFSHI TË SHPËTUAR, ISHIT TË PASTËR, ANDAJ HYNI NË TË, ATY DO TË JENI PËRGJITHMONË.” (Kur’an: Zumer, 73)
E MARTË: Emisioni "Ta njohim të vërtetën" nga ora 21:30 - 23:00 në Radio Kosova e Lirë FM 94.2 MHz në Prishtinë; E MËRKURË: Dersi i Tefsirit në Xhaminë e Madhe mbahet pas namazit të akshamit; E ENJTE: Emisioni "Rruga e ndriçuar" nga ora 21:00 - 22:00 në TV Vali, TV Mitrovica dhe TV Prizreni; E PREMTE: Hytbeja e xhumasë çdo javë nga ora 13:00; Radio Krenaria transmeton emisionin "Ta njohim të vërtetën" nga ora 21:30 - 23:00;

Një hetim policor do të duhej të nisej edhe ndaj portalit gazetaexpress.com për nxitje të urrejtjes fetare

Publikuar më: 16.05.2014 Fotoja

Me të dëgjuar lajmin se policia ka nisur hetimet ndaj të ashtuquajturës gazetaexpres.net vendosa që të publikoj këtë reagim timin.

Meqë nuk kam asnjë lidhje me ekspres.net dhe jam plotësisht i distancuar nga lajmet e saj, dua që me këtë rast të shpreh indinjatën time të thellë edhe ndaj portalit www.gazetaexpress.com e cila vazhdimisht ka lakuar emrin tim duke shpifur, dezinformuar, tallur, interpretuar njëanshëm dhe nxjerrë nga konteksti disa nga deklaratat e mia. Për më tepër, ky portal jo vetëm që ka shtrembëruar deklarimet e mia por edhe është munduar të keqpërdorë ndjenjat e qytetarëve në raste të ndryshme tragjedie, duke tentuar t’i nxisë ata që të më kundërvihen.

Në këtë rast kur policia e respektuar e Kosovës ka nisur hetimet kundër gazetaekspres.net, nën dyshimin, se po përhap lajme në dëm të qytetarëve, duke sjellë huti dhe amulli, pasi që portali në fjalë paska sulmuar subjekte të caktuara politike por edhe politikanë, do të dëshiroja shumë që edhe ndaj gazetaexpress.com të nisej një hetim i këtillë. Kjo për shkak se personalitetet e ndryshme fetare në vend, duke qenë unë në krye të listës e duke mos kursyer as BIK, kanë qenë gjithmonë në shënjestër ku nuk është kursyer fjalë e as metodë për të degraduar imazhin tonë.

Besoj se prijësit fetarë dhe institucionet fetare meritojnë të jenë më shumë të mbrojtur sesa homologët e tyre në politikë, art apo kulturë.

Shfrytëzoj rastin që edhe një herë të ftoj tërë popullin e Kosovës, e në veçanti komunitetin musliman, të distancohen nga Gazeta Express dhe tërë asaj që publikohet aty.

Miqësisht i Juaji,

Dr. Shefqet Krasniqi

16.05.2014

 

Kategoritë: Aktualitete, Artikuj

Të fundit

Reagon Dr. Shefqet Krasniqi, Gazeta Express dhe Koha dinë të gënjejnë pa fije turpi

'Maqedonas, mos u merrni me Bullgarinë, por me shqiptarët që po formojnë Shqipërinë e Madhe'

Toleranca fetare në Kosovë ka ekzistuar, falë shumicës muslimane shqiptare, dhe do të vazhdojë së ekzistuari

Religious Tolerance in Kosova exists, thanks to the Albanian Muslim majority, and will continue to do so

Provokimi sllavo-maqedonas dhe dhuna ndaj shqiptarëve

Mesazhi i Muajit Ramazan

Dr. Shefqet Krasniqi reagon ndaj lajmit të paverifikuar në ‘Presheva Jonë’; Nuk kam thënë se ‘Rama është si Millosheviçi’

Listës së intelektualëve për mbrojtjen e familjes shqiptare i bashkëngjitët edhe Dr. Shefqet Krasniqi

Një hetim policor do të duhej të nisej edhe ndaj portalit gazetaexpress.com për nxitje të urrejtjes fetare

Krasniqi: Librat dua t’iu shërbejnë njerëzve që ta kuptojnë mirë Islamin

Reagim publik ndaj të ashtuquajturës “Gazeta Express”

Sirianët, së shpejti grupi më i madh refugjat në botë

Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë: Pse ndeshen palët në Krime të Ukrainës?

Konferenca “Solidariteti islam”, mbajtur në Mekë 02-04/03/2014


2013 © KRENARIA.com