21.02.2017 - 06:09:34 - E martë        HIXHRI: 24.05.1438                        RADIO KRENARIA            
Atë që e udhëzon Allahu s`ka kush që e humb, ndërsa atë që e humb Allahu s`ka kush që e udhëzon! "E tërë krenaria i takon Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve!" (Munafikunë, 8)
“E ATA QË ISHIN TË DEVOTSHËM NDAJ ZOTIT TË TYRE, SILLEN NË GRUPE TE XHENETI, E KUR ARRIJNË ATY, DYERT E TIJ I GJEJNË TË HAPURA DHE ROJA E TIJ U THOTË ATYRE: "SELAMUN ALEJKUM" - QOFSHI TË SHPËTUAR, ISHIT TË PASTËR, ANDAJ HYNI NË TË, ATY DO TË JENI PËRGJITHMONË.” (Kur’an: Zumer, 73)
E MARTË: Emisioni "Ta njohim të vërtetën" nga ora 21:30 - 23:00 në Radio Kosova e Lirë FM 94.2 MHz në Prishtinë; E MËRKURË: Dersi i Tefsirit në Xhaminë e Madhe mbahet pas namazit të akshamit; E ENJTE: Emisioni "Rruga e ndriçuar" nga ora 21:00 - 22:00 në TV Vali, TV Mitrovica dhe TV Prizreni; E PREMTE: Hytbeja e xhumasë çdo javë nga ora 13:00; Radio Krenaria transmeton emisionin "Ta njohim të vërtetën" nga ora 21:30 - 23:00;

Dy fjalë Vlora Çitakut

Publikuar më: 18.05.2014 Fotoja

Është çudi e madhe që sa të përmendet çështja e shamisë dhe mësimbesimit kjo zonjusha në fjalë reagon patjetër, duket se i bëjnë reaksion apo ka marrë fobi nga këto.

Po mos u tremb moj e nderuar, se nuk e kemi në plan të ta vëmë shaminë, sepse ty  “shumë bukur” të shkojnë ato frizurat ekstravagante që na bën çdoherë. Dhe ende më interesante është që kjo zonjushë flet aq me krenari dhe kompetenca sikur të ishte fati i shamisë dhe i mësimbesimit në duart e saj. Në popull thuhet “ti je vrima e fundit e kavallit” dhe nuk të pyet kush për këto çështje.

Por ta dini, ti e shumë mendimtarë si puna jote, që jeni duke e zbrazur mllefin dhe urrejtjen që keni ndaj shamisë dhe mësimbesimit, një ditë do t’iu vijë keq për këtë retorikë urrejtëse që bëni, apo mbase edhe do ta kërkoni që të hyjnë me urgjencë në sistemin arsimor nga nevoja e madhe që ka dhe do të ketë, duke qenë dëshmitarë të tërë kësaj gjendjeje të rëndë që po kalon vendi ynë si: vrasje apo therje nga adoleshentët, vetëvrasje me motive sociale, narkomani e madhe, prostitucion që është duke i prekur edhe moshat e vogla, korrupsion deri në grykë, vjedhje sa nganjëherë të shkon mendja se edhe shtëpia jote është bërë vend i pasigurt etj. etj. Probleme plot për të cilat janë duke u përdorur metoda të ndryshme të ndihmohen apo të shërohen, por pa sukses, pa ndonjë formulë të saktë për to. Është  Islami ky sistem jete që me sukses shumë të lartë do arrinte të parandalonte, apo edhe t’i shëronte tërë këto plagë të rënda që i janë hapur shoqërisë tonë.

Një gjë tjetër që më duhet të të përkujtoj është se ne, shoqëria kosovare, nuk do të të kujtojmë ndonjëherë se ti ke bërë ndonjë gjë të madhe gjatë punës tënde në këtë qeverisje, e vetmja gjë që do të të kujtojmë ty janë frizurat dhe rrobat tua ekstravagante për të cilat shteti është shpenzuar aq shumë me blerjet tua nëpër Evropë e gjetiu, si dhe show-et tua mediatike reklamuese.

Zgjedhjet e qershorit ka shumë mundësi të të çojnë në shtëpi dhe të relaksohesh pak se siç po të thoja “je lodhur” pak si shumë për çështjet e vendit nëpër botë, e të duhet pak pushim.

Por të jap një këshillë të vlefshme, meqë do të kesh kohë më shumë, lexoje KUR’AN-in fjalën e Zotit të Madhëruar do të mësosh shumë dhe jam e sigurt se do t’i lësh mënjanë paragjykimet për Islamin dhe muslimanët. Sepse është e natyrshme që kur nuk e njeh një gjë, atëherë je i prirur të paragjykosh edhe pse mund të mos jesh i drejtë.

Është një reagim i imi ndaj këtyre llojeve njerëzish, të cilët janë duke gabuar aq shumë dhe po veprojnë në mënyrë të verbër, të cilët janë duke lozur me ndjenjat e sa e sa besimtarëve.

Dhe për fund, e këshilloj çdo njërin, le të ketë kujdes se kujt ia hedh votën, sepse po i shkoi vota një personi të tillë, siç është kjo zonjusha, e cila i ka kushtuar me kosto shumë të lartë shtetit duke ia ndjekur qejfet e saj nëpër Evropë, do të vazhdojnë të vuajnë familje të shumta për bukën e gojës, për ilaçe, për strehim!

Ajete Haxhiu

Prishtinë, 18.05.2014

 

Kategoritë: Opinione

Të fundit

Shefqet Krasniqi: Është zhvendosur vëmendja nga problemet reale të Kosovës

Përsëri arrestime!

Lavdrim Muhaxheri, kriminel lufte apo idiot komunikimi?!

Dy fjalë Vlora Çitakut

Ahmet Qeriqi: Përse Ballkani i përket ortodoksisë, dhe Islami u dashka të getoizohet?

Shteti të mbyllë Bota Sot dhe Expressin për nxitje të ekstremizmit

Bagdadi, qyteti më i keq në botë

Ja çka thotë shkrimtari Dritëro Agolli për homoseksualët

Përmbysja e tejdukshmërisë etnike në raportet shqiptaro-serbe

Qëndrimi i Krishterimit ndaj Islamofobisë

Vështrim rreth terminologjisë islame në gjuhën shqipe

Alarm! Muslimanët e Kosovës në rrezik nga antiteistët

Roli i imamit në ditët e sotme

Miroljub Jevtic: Liderët shqiptarë e urrejnë Islamin


2013 © KRENARIA.com