19.03.2019 - 03:22:20 - E martë        HIXHRI: 12.07.1440                        RADIO KRENARIA            
Atë që e udhëzon Allahu s`ka kush që e humb, ndërsa atë që e humb Allahu s`ka kush që e udhëzon! "E tërë krenaria i takon Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve!" (Munafikunë, 8)
“E ATA QË ISHIN TË DEVOTSHËM NDAJ ZOTIT TË TYRE, SILLEN NË GRUPE TE XHENETI, E KUR ARRIJNË ATY, DYERT E TIJ I GJEJNË TË HAPURA DHE ROJA E TIJ U THOTË ATYRE: "SELAMUN ALEJKUM" - QOFSHI TË SHPËTUAR, ISHIT TË PASTËR, ANDAJ HYNI NË TË, ATY DO TË JENI PËRGJITHMONË.” (Kur’an: Zumer, 73)
E MARTË: Emisioni "Ta njohim të vërtetën" nga ora 21:30 - 23:00 në Radio Kosova e Lirë FM 94.2 MHz në Prishtinë; E MËRKURË: Dersi i Tefsirit në Xhaminë e Madhe mbahet pas namazit të akshamit; E ENJTE: Emisioni "Rruga e ndriçuar" nga ora 21:00 - 22:00 në TV Vali, TV Mitrovica dhe TV Prizreni; E PREMTE: Hytbeja e xhumasë çdo javë nga ora 13:00; Radio Krenaria transmeton emisionin "Ta njohim të vërtetën" nga ora 21:30 - 23:00;

Shamitë në Gjykatën Kushtetuese

Publikuar më: 23.05.2014 Fotoja

Vendimi i kryeministrit në largim, Hashim Thaçi për të lejuar bartjen e shamive nëpër shkolla do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Këtë do ta bëjë brenda pak ditësh presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Shfuqizimi i Udhëzimit Administrativ 06/2014, i cili ndalonte bartjen e shamisë në shkolla, ka vënë në lëvizje edhe presidencën e Kosovës. Nënshkrimi i ministrit të Arsimit Ramë Buja, i vendosur të premten me 16 maj, në fund të këtij udhëzimi, argumenton se ky udhëzim është shfuqizuar dhe i jep hapësirë bartjes së shamisë në shkolla, që nga dita e premte 23 maj.

Ky veprim i ministrit Buja, i cili ishte urdhëruar nga kryeministri Thaçi, nuk është pritur mirë nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila pritet që ta dërgojë në Kushtetuese këtë vendim. Edhe më parë presidentja ka ripërsëritur se Kosova është shtet laik dhe se nuk duhet lejuar bartja e shamive nëpër shkolla.

Burime të redaksisë brenda presidencës kanë thënë se presidentja që nga e mërkura, kur udhëzimi është bërë publik nga gazeta “Zëri”, ka angazhuar juristë që të shikojnë mundësinë e dërgimit të udhëzimit në Kushtetuese.

“Udhëzimi Administrativ në momentin që do të protokollohet nga MASHT-i, atëherë presidenca do të shqyrtojë mirë ndryshimet në Udhëzimin e ri, dhe do të veprojë”, ka bërë të ditur ky burim për gazetën.

Nga presidenca kanë thënë se ende nuk e kanë parë Udhëzimin Administrativ me ndryshimet që ka pësuar. Këshilltari i presidentes, Arbër Vllahiu, ka thënë se presidenca ende nuk është njoftuar për këtë shfuqizim dhe ndryshim të Udhëzimit Administrativ 06/2014.

“Ne ende nuk e kemi parë Udhëzimin Administrativ dhe nuk jemi të njoftuar me asnjë ndryshim të mundshëm”, ka shtuar Vllahiu. Kushtetuta e Kosovës i lejon presidentes që ta shfrytëzojë nenin 13, që ta dërgojë këtë Udhëzim Administrativ në Gjykatën Kushtetuese.

Neni 113 paragrafi 2, nën paragrafi 1 i Kushtetutës së Kosovës thotë: 2. Kuvendi i Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës, Qeveria dhe Avokati i Popullit, janë të autorizuar t’i ngrenë rastet në vijim:

(1) çështjen e përputhshmërisë së ligjeve, të dekreteve të Presidentit e të Kryeministrit dhe të rregulloreve të Qeverisë, me Kushtetutën;

Sipas njohësit të çështjeve juridike, Korab Sejdiu, presidentja në Rregulloret e Qeverisë ka drejtë t’i dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas tij, kjo i lejohet pasi që Udhëzimi Administrativ është akt nënligjor dhe është pjesë e ligjit bazë.

“Dhe rrjedhimisht, presidentja ka të drejtë ta shfrytëzojë përputhshmërinë e këtij akti nën ligjor me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Sejdiu. Gazeta “Zëri” me 21 maj, ka bërë publike shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ 06/2014, i cili ndalonte bartjen e shamisë në shkolla.

Shfuqizimi i këtij Udhëzimi kishte qenë kusht nga kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, për kryeministrin Thaçi, që të bëjë koalicion parazgjedhor me PDK-në. Ky veprim në prag të fushatës parazgjedhor nga njerëzit e shoqërisë civile dhe ata të politikës u pa si përpjekje e kryeministrit për të fituar votat e muslimanëve. /zeri/

 

Kategoritë: Lajme

Të fundit

Deklarata bombë: Opozita e armatosur siriane është takuar në Kosovë

Në 200 dinarëshin e Serbisë, vula “Stop Islam”!

Tërmet në Prishtinë e Podujevë

Vaktia e Ramazanit 1435 / 2014 për Kosovë

Agjërimi i Ramazanit fillon më 28 qershor 2014

Vërshime në Shkup, toka gëlltit veturat

Berlini mesazh Vlora Çitakut: S’na pengojnë shamia, po në Evropë s’hynë ata që janë të zhytur në krim

Shamitë në Gjykatën Kushtetuese

Policia nis hetimet ndaj portalit gazetaexpres

Një i krishterë vret vajzën e vet me gurë ngase pranoi Islamin

Indi: Numri i muslimanëve në Indi 140 milionë dhe ata kanë ndikim në zgjedhjet

Mali i Zi: Hapet Medreseja për femra në kryeqytet Podgoricë

Kanada: Partia Liberale lejon policet muslimane të veshin hixhabin

Gjermani: Xhami në një spital katolik


2013 © KRENARIA.com