19.03.2019 - 02:48:32 - E martë        HIXHRI: 12.07.1440                        RADIO KRENARIA            
Atë që e udhëzon Allahu s`ka kush që e humb, ndërsa atë që e humb Allahu s`ka kush që e udhëzon! "E tërë krenaria i takon Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve!" (Munafikunë, 8)
“E ATA QË ISHIN TË DEVOTSHËM NDAJ ZOTIT TË TYRE, SILLEN NË GRUPE TE XHENETI, E KUR ARRIJNË ATY, DYERT E TIJ I GJEJNË TË HAPURA DHE ROJA E TIJ U THOTË ATYRE: "SELAMUN ALEJKUM" - QOFSHI TË SHPËTUAR, ISHIT TË PASTËR, ANDAJ HYNI NË TË, ATY DO TË JENI PËRGJITHMONË.” (Kur’an: Zumer, 73)
E MARTË: Emisioni "Ta njohim të vërtetën" nga ora 21:30 - 23:00 në Radio Kosova e Lirë FM 94.2 MHz në Prishtinë; E MËRKURË: Dersi i Tefsirit në Xhaminë e Madhe mbahet pas namazit të akshamit; E ENJTE: Emisioni "Rruga e ndriçuar" nga ora 21:00 - 22:00 në TV Vali, TV Mitrovica dhe TV Prizreni; E PREMTE: Hytbeja e xhumasë çdo javë nga ora 13:00; Radio Krenaria transmeton emisionin "Ta njohim të vërtetën" nga ora 21:30 - 23:00;

Berlini mesazh Vlora Çitakut: S’na pengojnë shamia, po në Evropë s’hynë ata që janë të zhytur në krim

Publikuar më: 24.05.2014 Fotoja

Anëtari i Parlamentit gjerman, Michael Brand nga partia e e kancelares gjermane Angela Merkel, ka thënë se për Kosovën dyert drejt Evropës janë të mbyllura për ata që mbështesin korrupsionin dhe krimin.

Michael Brand ka folur edhe për kryeministrin në detyrë Hashim Thaçi dhe rrethin e tij për veprime të paligjshme.

Brand ka thënë në fjalën e tij para Bundestagut gjerman se pozicioni gjerman është i qartë si loti: Dera për në Evropë është e mbyllur për ata që qëndrojnë prapa krimit dhe korrupsionit.

“Pozicioni gjerman është i qartë si loti: Dera për në Evropë është e mbyllur për ata që qëndrojnë pas krimit dhe korrupsionit. Kush e mbështet korrupsionin, nuk mund të llogarisë me mbështetjen tonë. Për BE-në dhe NATO-n vlen: Kush dëshiron të ndalojë përhapjen e mëtejme të strukturave kriminale, duhet të ketë kurs të qartë. Ne duhet dhe do ta mbrojmë veten dhe të tjerët nga kanceri politik i korrupsionit dhe krimit. Për mandatin e KFOR-it kjo do të thotë: Kush dëshiron të mbrojë dhe forcojë të gjithë ata që duan të ndërtojnë një shtet vërtet ligjor, duhet të miratojnë zgjatjen e mandatit”.

Ndryshe, të enjten në Parlamentin gjerman deputetët kanë diskutuar mbi vazhdimin e mandatit të trupave gjermane në Kosovë edhe këtë vit.

Michael Brand javën e kaluar ka vizituar Kosovën bashkë me ministren e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen.

 

Kategoritë: Lajme

Të fundit

Deklarata bombë: Opozita e armatosur siriane është takuar në Kosovë

Në 200 dinarëshin e Serbisë, vula “Stop Islam”!

Tërmet në Prishtinë e Podujevë

Vaktia e Ramazanit 1435 / 2014 për Kosovë

Agjërimi i Ramazanit fillon më 28 qershor 2014

Vërshime në Shkup, toka gëlltit veturat

Berlini mesazh Vlora Çitakut: S’na pengojnë shamia, po në Evropë s’hynë ata që janë të zhytur në krim

Shamitë në Gjykatën Kushtetuese

Policia nis hetimet ndaj portalit gazetaexpres

Një i krishterë vret vajzën e vet me gurë ngase pranoi Islamin

Indi: Numri i muslimanëve në Indi 140 milionë dhe ata kanë ndikim në zgjedhjet

Mali i Zi: Hapet Medreseja për femra në kryeqytet Podgoricë

Kanada: Partia Liberale lejon policet muslimane të veshin hixhabin

Gjermani: Xhami në një spital katolik


2013 © KRENARIA.com