19.03.2019 - 02:50:03 - E martë        HIXHRI: 12.07.1440                        RADIO KRENARIA            
Atë që e udhëzon Allahu s`ka kush që e humb, ndërsa atë që e humb Allahu s`ka kush që e udhëzon! "E tërë krenaria i takon Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve!" (Munafikunë, 8)
“E ATA QË ISHIN TË DEVOTSHËM NDAJ ZOTIT TË TYRE, SILLEN NË GRUPE TE XHENETI, E KUR ARRIJNË ATY, DYERT E TIJ I GJEJNË TË HAPURA DHE ROJA E TIJ U THOTË ATYRE: "SELAMUN ALEJKUM" - QOFSHI TË SHPËTUAR, ISHIT TË PASTËR, ANDAJ HYNI NË TË, ATY DO TË JENI PËRGJITHMONË.” (Kur’an: Zumer, 73)
E MARTË: Emisioni "Ta njohim të vërtetën" nga ora 21:30 - 23:00 në Radio Kosova e Lirë FM 94.2 MHz në Prishtinë; E MËRKURË: Dersi i Tefsirit në Xhaminë e Madhe mbahet pas namazit të akshamit; E ENJTE: Emisioni "Rruga e ndriçuar" nga ora 21:00 - 22:00 në TV Vali, TV Mitrovica dhe TV Prizreni; E PREMTE: Hytbeja e xhumasë çdo javë nga ora 13:00; Radio Krenaria transmeton emisionin "Ta njohim të vërtetën" nga ora 21:30 - 23:00;

Dr. Shefqet Krasniqi reagon ndaj lajmit të paverifikuar në ‘Presheva Jonë’; Nuk kam thënë se ‘Rama është si Millosheviçi’

Publikuar më: 20.06.2014 Fotoja

Përmes kësaj deklarate dua të njoftoj publikun e gjerë se një lajm është përvjedhur në emër tim në portalin ‘Presheva Jonë’ se kinse unë paskam krahasuar Ramën me Millosheviçin.

Unë e kuptoj nijetin e mirë të djelmoshave të këtij portali dhe mund të pajtohem me ta se deklaratat e kryeministrit shqiptar z. Edi Rama tingëllojnë raciste kur deklaron se Shqipëria “nuk është vend musliman por vend evropian me shumicë muslimane”. Në fakt, këtë populli ynë në Kosovë e ka shprehur përmes thënies popullore ‘jo buka, por kulaçi’.

SHBA, BE, tërë Evropa por edhe tërë bota e di për shumicat muslimane në Shqipëri, Kosovë, e gjetiu në Ballkan, dhe mu për këtë politikanët, analistët, gazetarët dhe publicistët e ndryshëm i referohen këtyre vendeve si vende muslimane për shkak të përkatësisë fetare të shumicës së popujve të tyre, pikërisht ashtu siç i referohen Evropës apo botës perëndimore si e krishterë për shkak të besimit të shumicës së popullatave të tyre.

Unë po ashtu konsideroj se pranimi apo mospranimi i Shqipërisë si Kandidat në BE nuk varet absolutisht nga përkatësia fetare e shumicës së banorëve të saj, por varet nga sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pra le të mos bëhet përkatësia e muslimanëve monopol dhe lojë politike nga liderët dhe udhëheqësit tanë, qoftë këndej apo andej kufirit.

Por, dua që në theks të veçantë të potencoj se unë nuk e kam konsideruar, e as që mund ta krahasoj, kryeministrin shqiptar Edi Rama me kasapin e Ballkanit ish-diktatorin Millosheviç. Rama, sido që të jetë, është kryeministër i shtetit tonë amë, vend ky që na u gjet në momentet më kritike të rrjedhës sonë politike drejt shtetndërtimit të Kosovës.

Ndaj, kërkoj nga portali në fjalë që ose të përmirësoj ose ta heq këtë titull dhe deklaratë të postuar në emër tim. Po ashtu kërkoj nga portalet tjera që kanë postuar deklaratën ta heqin atë pasi që unë nuk kam bërë një krahasim të atillë.

Miqësisht i Juaji,

Dr. Shefqet Krasniqi

 

Kategoritë: Aktualitete, Artikuj

Të fundit

Reagon Dr. Shefqet Krasniqi, Gazeta Express dhe Koha dinë të gënjejnë pa fije turpi

'Maqedonas, mos u merrni me Bullgarinë, por me shqiptarët që po formojnë Shqipërinë e Madhe'

Toleranca fetare në Kosovë ka ekzistuar, falë shumicës muslimane shqiptare, dhe do të vazhdojë së ekzistuari

Religious Tolerance in Kosova exists, thanks to the Albanian Muslim majority, and will continue to do so

Provokimi sllavo-maqedonas dhe dhuna ndaj shqiptarëve

Mesazhi i Muajit Ramazan

Dr. Shefqet Krasniqi reagon ndaj lajmit të paverifikuar në ‘Presheva Jonë’; Nuk kam thënë se ‘Rama është si Millosheviçi’

Listës së intelektualëve për mbrojtjen e familjes shqiptare i bashkëngjitët edhe Dr. Shefqet Krasniqi

Një hetim policor do të duhej të nisej edhe ndaj portalit gazetaexpress.com për nxitje të urrejtjes fetare

Krasniqi: Librat dua t’iu shërbejnë njerëzve që ta kuptojnë mirë Islamin

Reagim publik ndaj të ashtuquajturës “Gazeta Express”

Sirianët, së shpejti grupi më i madh refugjat në botë

Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë: Pse ndeshen palët në Krime të Ukrainës?

Konferenca “Solidariteti islam”, mbajtur në Mekë 02-04/03/2014


2013 © KRENARIA.com