19.03.2019 - 03:06:52 - E martë        HIXHRI: 12.07.1440                        RADIO KRENARIA            
Atë që e udhëzon Allahu s`ka kush që e humb, ndërsa atë që e humb Allahu s`ka kush që e udhëzon! "E tërë krenaria i takon Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve!" (Munafikunë, 8)
“E ATA QË ISHIN TË DEVOTSHËM NDAJ ZOTIT TË TYRE, SILLEN NË GRUPE TE XHENETI, E KUR ARRIJNË ATY, DYERT E TIJ I GJEJNË TË HAPURA DHE ROJA E TIJ U THOTË ATYRE: "SELAMUN ALEJKUM" - QOFSHI TË SHPËTUAR, ISHIT TË PASTËR, ANDAJ HYNI NË TË, ATY DO TË JENI PËRGJITHMONË.” (Kur’an: Zumer, 73)
E MARTË: Emisioni "Ta njohim të vërtetën" nga ora 21:30 - 23:00 në Radio Kosova e Lirë FM 94.2 MHz në Prishtinë; E MËRKURË: Dersi i Tefsirit në Xhaminë e Madhe mbahet pas namazit të akshamit; E ENJTE: Emisioni "Rruga e ndriçuar" nga ora 21:00 - 22:00 në TV Vali, TV Mitrovica dhe TV Prizreni; E PREMTE: Hytbeja e xhumasë çdo javë nga ora 13:00; Radio Krenaria transmeton emisionin "Ta njohim të vërtetën" nga ora 21:30 - 23:00;

Provokimi sllavo-maqedonas dhe dhuna ndaj shqiptarëve

Publikuar më: 08.07.2014 Fotoja

Dr. Shefqet Krasniqi

Nuk është hera e parë që sllavo-maqedonasit provokojnë shqiptarët dhe atë jo vetëm mbi baza etnike.

Fyerja e shqiptarëve sikur është bërë zakon në ‘kulturën’ maqedonase. Jo rrallë evenimentet e tyre kulturore kalojnë në ceremoni djallëzore. Dhe, më e keqja, ata jo vetëm që nuk ndalen e nuk kërkojnë falje, por edhe vazhdojnë me këtë avaz paturpësisht. Edhe gjykimi i fundit i atij grupi, të vëllezërve tanë shqiptarë, me burgim të përjetshëm është vazhdimësi e kësaj tradite të pacipë.

E cili gjykim sllavo-maqedonas ndaj shqiptarëve qe i drejtë dhe real që nga koha kur Tito e formoi Republikën e Maqedonisë, duke grabitur toka andej e këndej, e deri më tani? Torturat dhe krimet që i bënë sllavo-maqedonasit kundër popullit shqiptar para vitit 2001 ndoshta ishin disi ‘pak më lehtë’ për t’i kuptuar, për faktin se gjithë shqiptarët andej e këndej kufijve ishin të persekutuar dhe shënjestër e maltretimeve. Për fat të keq, kjo ishte politika afatgjate sllave që nga koha e Karagjorgjit, Rankoviqit, e deri tek Millosheviqi, që shqiptarëve t’u bëhej presion ashtu që ta lëshojnë vendin e tyre. Le të shkojnë në dashin në Anadoll e në dashin në Atlante, por me rëndësi të mos qëndrojnë në truallin e vet. Mëmëdheu, Shqipëria, e dimë të gjithë se si ka qenë, fatkeqësisht kurrë nuk arritëm t’ia shohim hairin.

Sido që të jetë, pas luftës së vëllezërve tanë atje dhe pas marrëveshjes së nënshkruar në Ohër me 2001, shqiptarët atje nuk është dashur kurrsesi të trajtohen në këtë mënyrë. E ngjarjet e fundit, që në fakt janë vetëm vazhdimësi e kësaj dhune shtetërore, po tregojnë se shqiptarët atje i kanë punët keq mu ashtu siç i kishin para marrëveshjes së Ohrit. Vëllezërit tanë atje luftohen, persekutohen, madje ndaj tyre ushtrohet dhunë, gjenocid e masakër dhe atë mu para syve të botës. Kjo nuk është e lehtë për ta kuptuar, por kur e shikojmë se kush po i udhëheq shqiptarët andej e këndej, atëherë e kuptojmë mirë se marrëveshja e Ohrit nuk ka qenë asgjë më shumë sesa ngjyrë në letër dhe disa foto për konsum politik. Gjithherë sllavët në avancim, andej e këndej. Gjithmonë shqiptarët të shtypur e të nënçmuar, pa asnjë vlerë, pa asnjë shenjtëri të gjakut, nderit dhe fesë së tyre. Strategji e përsosur sllave për pastrime etnike dhe ortodoksizim të vendit. Flasin për ‘radikalë islamik’ kurse harrojnë radikalizmin sllavo-ortodoks. Flasin për “ekstremizëm islamik”, e harrojnë se Maqedonia është mbushur me kisha e kryqe.

Kësaj belaje i shtohet edhe më shumë zullumi kur dihet se Kosova tashmë është shtet, se Shqipëria nuk është më si në kohën e Enverit, është në NATO, pastaj kandidate për Bashkimin Evropian. Kësaj belaje i shtohet edhe më tepër zullumi kur kihet parasysh se shqiptarët në Maqedoni udhëhiqen kinse nga ata që kanë fituar luftën. O Zot i madh, po kurrë nuk kishim pasur liderë të sinqertë apo pak burra që japin jetën për popull e vatan! Vërtet ironike kjo marrëzi.

Për veten time kam pritur që BDI-ja menjëherë do të dalë nga qeveria, të gjithë deputetët do ta bojkotojnë parlamentin maqedonas dhe do ta hapin një tjetër në Tetovë. Apo në anën tjetër të Shkupit.  Turp për BDI-në, turp, për qeveritë Edi e Thaçi, turp, një milion herë turp. Nuk kanë madje qoftë edhe pak mëshirë ndaj vëllezërve të tyre. Ndoshta edhe nuk kanë faj, sepse janë të zënë me kampionatin botërorë në Brazil, siç potencoi një qytetar nga Tetova.

Mendoj se nuk ka alternativë tjetër në Maqedoni pos të vazhdojnë protestat derisa sllavi ta ulë kokën dhe jo vetëm kaq, por nuk duhet ndalur derisa shqiptarët të jenë pjesë përbërëse e një konfederate në atë shtet me të drejta të barabarta me sllavët Maqedonas.

Mos u ndalni vëllezërit e mi atje, vazhdoni të protestoni, shpërndajini protestat në gjitha qytetet, natyrisht qetë dhe me kulturë të lartë ashtu si u ka hije shqiptarëve e muslimanëve, mos pritni liderët politik as andej e as këndej se do t’ua rregullojnë punët, sepse ata vetëm sa i prishin. Ata nuk rregullojnë tjetër pos karrigeve të veta, të cilat po lutem sinqerisht të mos i gëzojnë e mos t’ua shohin hairin.

I bëj thirrje gjithë kombit, gjithë shqiptarëve që i duan shqiptarët dhe kanë gjak shqiptari, në veçanti partitë politike, të bashkohen të gjithë, ta ngrenë zërin së bashku, t’u dalin në ndihmë vëllezërve atje se vërtet po përballen me dhunë dhe situatë të rëndë. Plani sllavo-maqedonas kundër shqiptarëve nuk përfundon me kaq, ata nuk ndalen derisa atje mos të mbetet asnjë shqiptar, derisa t’i boshatisin trojet tona etnike nga ata që flasin dhe mendojnë shqip.

Vëllezër, Shqiptarët në Maqedoni janë në rrezik. Ndaj, a ka kush që u del në ndihmë pos Zotit?!

 

Kategoritë: Aktualitete, Artikuj

Të fundit

Reagon Dr. Shefqet Krasniqi, Gazeta Express dhe Koha dinë të gënjejnë pa fije turpi

'Maqedonas, mos u merrni me Bullgarinë, por me shqiptarët që po formojnë Shqipërinë e Madhe'

Toleranca fetare në Kosovë ka ekzistuar, falë shumicës muslimane shqiptare, dhe do të vazhdojë së ekzistuari

Religious Tolerance in Kosova exists, thanks to the Albanian Muslim majority, and will continue to do so

Provokimi sllavo-maqedonas dhe dhuna ndaj shqiptarëve

Mesazhi i Muajit Ramazan

Dr. Shefqet Krasniqi reagon ndaj lajmit të paverifikuar në ‘Presheva Jonë’; Nuk kam thënë se ‘Rama është si Millosheviçi’

Listës së intelektualëve për mbrojtjen e familjes shqiptare i bashkëngjitët edhe Dr. Shefqet Krasniqi

Një hetim policor do të duhej të nisej edhe ndaj portalit gazetaexpress.com për nxitje të urrejtjes fetare

Krasniqi: Librat dua t’iu shërbejnë njerëzve që ta kuptojnë mirë Islamin

Reagim publik ndaj të ashtuquajturës “Gazeta Express”

Sirianët, së shpejti grupi më i madh refugjat në botë

Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë: Pse ndeshen palët në Krime të Ukrainës?

Konferenca “Solidariteti islam”, mbajtur në Mekë 02-04/03/2014


2013 © KRENARIA.com