27.03.2017 - 16:28:43 - E hënë        HIXHRI: 28.06.1438                        RADIO KRENARIA            
Atë që e udhëzon Allahu s`ka kush që e humb, ndërsa atë që e humb Allahu s`ka kush që e udhëzon! "E tërë krenaria i takon Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve!" (Munafikunë, 8)
“E ATA QË ISHIN TË DEVOTSHËM NDAJ ZOTIT TË TYRE, SILLEN NË GRUPE TE XHENETI, E KUR ARRIJNË ATY, DYERT E TIJ I GJEJNË TË HAPURA DHE ROJA E TIJ U THOTË ATYRE: "SELAMUN ALEJKUM" - QOFSHI TË SHPËTUAR, ISHIT TË PASTËR, ANDAJ HYNI NË TË, ATY DO TË JENI PËRGJITHMONË.” (Kur’an: Zumer, 73)
E MARTË: Emisioni "Ta njohim të vërtetën" nga ora 21:30 - 23:00 në Radio Kosova e Lirë FM 94.2 MHz në Prishtinë; E MËRKURË: Dersi i Tefsirit në Xhaminë e Madhe mbahet pas namazit të akshamit; E ENJTE: Emisioni "Rruga e ndriçuar" nga ora 21:00 - 22:00 në TV Vali, TV Mitrovica dhe TV Prizreni; E PREMTE: Hytbeja e xhumasë çdo javë nga ora 13:00; Radio Krenaria transmeton emisionin "Ta njohim të vërtetën" nga ora 21:30 - 23:00;

'Maqedonas, mos u merrni me Bullgarinë, por me shqiptarët që po formojnë Shqipërinë e Madhe'

Publikuar më: 10.08.2014 Fotoja

Drejtori i Muzeut Kombëtar të Historisë në Bullgari, Bozidar Dimitrov, komenton protestat e shqiptarëve në Maqedoni. Sipas tij, shqiptarët në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, po shkojnë drejt realizimit të ëndrrës së tyre, Shqipërisë së Madhe.

Për fat të keq, thuajse gjysma e protestuesve insistojnë për një revolucion islamik brenda vetë komunitetit shqiptar”, thotë historiani kontrovers në një intervistë për “Fokus”. Ai thotë se ky është një trend i rrezikshëm për të gjithë Evropën Juglindore. Duke folur sërish për idenë e Shqipërisë së Madhe, ai thotë se ndërtimi i autostradave që lidhin Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë, i shërben këtij qëllimi.

"Gjatë bisedave informale me politikanët shqiptarë, ata vazhdimisht më thonë të njëjtën gjë, të maskuar si shaka, për të parë cili do jetë reagimi bullgar. Ata thonë ‘na lini ta ndajmë Maqedoninë, U them gjithmonë mqive të mi në Shkup, që janë të shqetësuar me politikën, se sa kohë jeni të zënë në beteja verbale me Bullgarinë dhe bullgarët, shqiptarët do t’ua marrin vendin nën hundë".

"Për fat të keq, kjo po ndodh pikërisht tani. Nuk jam i lumtur që po dalin parashikimet e mia, thotë ai, duke shtuar se do të donte që Maqedonia të nënshkruante një traktat të miqësisë së mirë me Bullgarinë dhe të zgjidhte kontestin e emrit me Greqinë. -Në këtë mënyrë ata do bashkohen me BE dhe të gjithë do jetojmë në paqe e lumturi, për shkak se fundamentalistët islamikë nuk mund të tundin flamurin e tyre në tokë evropiane", - ka shtuar Dimitrov. /almakos/

 

Kategoritë: Aktualitete

Të fundit

Reagon Dr. Shefqet Krasniqi, Gazeta Express dhe Koha dinë të gënjejnë pa fije turpi

'Maqedonas, mos u merrni me Bullgarinë, por me shqiptarët që po formojnë Shqipërinë e Madhe'

Toleranca fetare në Kosovë ka ekzistuar, falë shumicës muslimane shqiptare, dhe do të vazhdojë së ekzistuari

Religious Tolerance in Kosova exists, thanks to the Albanian Muslim majority, and will continue to do so

Provokimi sllavo-maqedonas dhe dhuna ndaj shqiptarëve

Mesazhi i Muajit Ramazan

Dr. Shefqet Krasniqi reagon ndaj lajmit të paverifikuar në ‘Presheva Jonë’; Nuk kam thënë se ‘Rama është si Millosheviçi’

Listës së intelektualëve për mbrojtjen e familjes shqiptare i bashkëngjitët edhe Dr. Shefqet Krasniqi

Një hetim policor do të duhej të nisej edhe ndaj portalit gazetaexpress.com për nxitje të urrejtjes fetare

Krasniqi: Librat dua t’iu shërbejnë njerëzve që ta kuptojnë mirë Islamin

Reagim publik ndaj të ashtuquajturës “Gazeta Express”

Sirianët, së shpejti grupi më i madh refugjat në botë

Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë: Pse ndeshen palët në Krime të Ukrainës?

Konferenca “Solidariteti islam”, mbajtur në Mekë 02-04/03/2014


2013 © KRENARIA.com