27.03.2017 - 16:29:07 - E hënë        HIXHRI: 28.06.1438                        RADIO KRENARIA            
Atë që e udhëzon Allahu s`ka kush që e humb, ndërsa atë që e humb Allahu s`ka kush që e udhëzon! "E tërë krenaria i takon Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve!" (Munafikunë, 8)
“E ATA QË ISHIN TË DEVOTSHËM NDAJ ZOTIT TË TYRE, SILLEN NË GRUPE TE XHENETI, E KUR ARRIJNË ATY, DYERT E TIJ I GJEJNË TË HAPURA DHE ROJA E TIJ U THOTË ATYRE: "SELAMUN ALEJKUM" - QOFSHI TË SHPËTUAR, ISHIT TË PASTËR, ANDAJ HYNI NË TË, ATY DO TË JENI PËRGJITHMONË.” (Kur’an: Zumer, 73)
E MARTË: Emisioni "Ta njohim të vërtetën" nga ora 21:30 - 23:00 në Radio Kosova e Lirë FM 94.2 MHz në Prishtinë; E MËRKURË: Dersi i Tefsirit në Xhaminë e Madhe mbahet pas namazit të akshamit; E ENJTE: Emisioni "Rruga e ndriçuar" nga ora 21:00 - 22:00 në TV Vali, TV Mitrovica dhe TV Prizreni; E PREMTE: Hytbeja e xhumasë çdo javë nga ora 13:00; Radio Krenaria transmeton emisionin "Ta njohim të vërtetën" nga ora 21:30 - 23:00;

Përsëri arrestime!

Publikuar më: 12.08.2014 Fotoja

Justinian Topulli

Ai që i ka ndjekur me vëmendje kronologjinë e lajmeve që lidheshin me çështjen e ekstremizmit këto ditë në Kosovë, e kupton fare lehtë, sesi merren të tilla vendime politike, juridike... etj. që të bindin akoma më shumë sesa pak të përgjegjshëm dhe të paurtë, janë ata që na udhëheqin.

Ashtu si shumica e hoxhallarëve në trojet shqiptare, edhe ne kemi qenë kundra vajtjes në Siri e pjesëmarrjes në luftë atje të shqiptarëve, për disa arsye, mes tyre pikërisht edhe për shkak të këtyre pasojave që po ndodhin sot.

Një pjesë nuk na kanë dëgjuar, përkundrazi disa na kanë sharë, ofenduar deri edhe me fjalë banale, madje na kanë akuzuar, çuditërisht të vetëbindur, se pikërisht ne qëndrojmë pas arrestimeve të këtyre muslimanëve! Të përpiqesh t'i mbushësh mendjen se nuk është kështu dhe se qëndrimet tona janë parimore, fetare dhe në përputhje me atë që gjykojmë se është më e mira, është një mision gati i pamundur. Pikërisht edhe për këtë situatë kaq mosbesuese, konfuze dhe polarizuese që është krijuar mes nesh, ata nuk duhet të kishin ikur atje.

Sot ne ndodhemi para faktit të kryer, arrestime -show- masive në Kosovë dhe para disa muajsh disa të tilla në Shqipëri. Këto arrestime do ta shtojnë edhe më shumë polaritetin dhe do të thellojnë konfliktin mes besimtarëve. Dhe sikur vetëm kjo pasojë të kihet parasysh, çdo njeri i drejtë do ta kuptojë se pse ne nuk jemi aspak dakord me të tilla metoda represive nga shteti, ashtu siç edhe kemi qenë kundra vajtjes në Siri, si një nga shkaqet e para që sjell të tilla pasoja negative të pritshme.

Një fjalë e urtë popullore, që shpreh në fakt një normë fetare, thotë: "ik qarë, se nuk du zarar", ndërkohë kjo situatë që është krijuar, duhet thënë: "bir, Selman i nënës, kë të qaj më parë?!"

Të qajmë për ata që shkuan, e për ata që u arrestuan, e për këtë fitnen që është hapur mes nesh, apo për këto veprime që bëjnë këta farë politikanësh, që nuk e kuptojnë ose s'duan ta kuptojnë që të tilla operacione dhe të tilla metoda vetëm se e përkeqësojnë situatën?! E vërteta është se do t'i qajmë të dyja njëherësh!

E dimë se, shumë nuk do të na kuptojnë, dhe do të kërkojnë pozicionime të tipit: ose me ne, ose kundra nesh! Por, për ne e drejta, prevalon mbi çdo individ, qoftë kjo mbi vëllazërinë muslimane apo nënshtrimin ndaj pushtetit, ndaj themi: gabim vajtja në Siri, gabim dhe arrestimet. Se cili është më i madh dhe cili më i padrejtë, kjo çështje nuk është objekt i këtij shkrimi të shkurtër.

 

Kategoritë: Opinione

Të fundit

Shefqet Krasniqi: Është zhvendosur vëmendja nga problemet reale të Kosovës

Përsëri arrestime!

Lavdrim Muhaxheri, kriminel lufte apo idiot komunikimi?!

Dy fjalë Vlora Çitakut

Ahmet Qeriqi: Përse Ballkani i përket ortodoksisë, dhe Islami u dashka të getoizohet?

Shteti të mbyllë Bota Sot dhe Expressin për nxitje të ekstremizmit

Bagdadi, qyteti më i keq në botë

Ja çka thotë shkrimtari Dritëro Agolli për homoseksualët

Përmbysja e tejdukshmërisë etnike në raportet shqiptaro-serbe

Qëndrimi i Krishterimit ndaj Islamofobisë

Vështrim rreth terminologjisë islame në gjuhën shqipe

Alarm! Muslimanët e Kosovës në rrezik nga antiteistët

Roli i imamit në ditët e sotme

Miroljub Jevtic: Liderët shqiptarë e urrejnë Islamin


2013 © KRENARIA.com