21.02.2017 - 06:10:11 - E martë        HIXHRI: 24.05.1438                        RADIO KRENARIA            
Atë që e udhëzon Allahu s`ka kush që e humb, ndërsa atë që e humb Allahu s`ka kush që e udhëzon! "E tërë krenaria i takon Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve!" (Munafikunë, 8)
“E ATA QË ISHIN TË DEVOTSHËM NDAJ ZOTIT TË TYRE, SILLEN NË GRUPE TE XHENETI, E KUR ARRIJNË ATY, DYERT E TIJ I GJEJNË TË HAPURA DHE ROJA E TIJ U THOTË ATYRE: "SELAMUN ALEJKUM" - QOFSHI TË SHPËTUAR, ISHIT TË PASTËR, ANDAJ HYNI NË TË, ATY DO TË JENI PËRGJITHMONË.” (Kur’an: Zumer, 73)
E MARTË: Emisioni "Ta njohim të vërtetën" nga ora 21:30 - 23:00 në Radio Kosova e Lirë FM 94.2 MHz në Prishtinë; E MËRKURË: Dersi i Tefsirit në Xhaminë e Madhe mbahet pas namazit të akshamit; E ENJTE: Emisioni "Rruga e ndriçuar" nga ora 21:00 - 22:00 në TV Vali, TV Mitrovica dhe TV Prizreni; E PREMTE: Hytbeja e xhumasë çdo javë nga ora 13:00; Radio Krenaria transmeton emisionin "Ta njohim të vërtetën" nga ora 21:30 - 23:00;

Lavdrim Muhaxheri, kriminel lufte apo idiot komunikimi?!

Publikuar më: 04.08.2014 Fotoja

Ermir Hoxha

E ka trazuar sërish opinionin personazhi me emrin Lavdrim Muhaxheri, kosovari nga Kaçaniku, që lufton në Siri, i cili vetëshfaqet në një foto, si ekzekutues me prerje koke i një të riu.

Impakti i parë, ka qenë ai sikur kokëprerja që ka realizuar Muhaxheri, ka qenë sefte në këtë botë, e padëgjuar dhe e panjohur si formë ekzekutimi; dhe e bërë për sport. Madje, prej zellit nacionalist, u shkua deri aty sa të deklarohej (nga Isa Mustafa), se shqiptari nuk pret koka(!!!) (po këmbë e duar? po thyerje nofullash e brinjësh? ç`ofron tradita e luftimeve pra?!), deklaratë që ngacmoi individë të caktuar, të cilët, në rrjete sociale ia behën menjëherë me publikimin e një ish-ushtari të UÇK-së që pozon me kokën e prerë, afërmendsh të një krimineli serb; madje dhe duke u ngërdheshur.

Dhe ditë pas kësaj gurguleje, Muhaxheri poston një mesazh ku bën një vërejtje, sikur të ishte specialist komunikimi: “ju nuk e dini çfarë ka bërë ai!”, duke lënë të nënkuptuar se viktima nuk ka qenë një qengj i pafajshëm me të cilin ai është englendisur kriminalisht. Dhe në fakt, e gjithë kleçka qëndron jo tek akti në vetvete, por tek aspektet komunikative, që zakonisht, janë ato që vendosin çmimin real të gjërave në këtë botë, sesa aktet vetë, të mira apo të liga qofshin. Vetë zelli që ka Muhaxheri për t`ia servirur botës veprimet e tij në frontin e luftës, është një idiotësi më vete, derisa nuk e kupton me minimumin e inteligjencës që, nga realiteti ku ai ndodhet, nuk vlen të dërgohen mesazhe në realitete krejt të tjera, me diferenca ekstreme.

Muhaxheri na është shfaqur një superlubi e pashpirtësisë për kontekstin tonë social, por nëse do ta vendosnim atë dhe aktin e tij në realitetin e para 15 viteve në Kosovë, do ishte krejt i përligjur, po të llogarisim llahtarat e serbëve me kosovarët. A nuk ndodh me njeriun, biles atë më paqësorin, më të ndjeshmin dhe më humanin që, kur dëgjon për një krim të rëndë, të kërkojë po ashtu ndëshkimin më të rëndë për autorin, si: Të varet! Të përvëlohet me vaj të nxehtë! T`i pritet mishi copa-copa! Dhe kjo, jo domosdoshmërisht në luftë, por ndodh dhe në kushte paqeje, mjaft që krimi te jetë monstruoz. Mendo pastaj për rrethana lufte. Muhaxheri është në luftë e jo në plazh, ku në vend të shalqinit, shkon e pret një kokë njeriu!

Përballë realitetit të Sirisë e asaj çfarë ofron Muhaxheri si individ, është Gaza. Pamjet që vijnë prej aty, nuk janë më pak makabre; madje më shumë, ku prej sulmeve izraelite, shfaqen foshnja e fëmijë gjymtyrëkëputyur, kafkëçarë e me tru të dalë jashtë, por askush nuk thotë për Netanjahun dhe Izraelin atë që thotë për Muhaxherin.

Që ka ca gjëra që nuk shkojnë në aktet e Muhaxherit, kjo po dihet; por që po ashtu, çalon rëndë dhe gjykimi mbi të. Përndryshe, nëse ai, më së pari do i përcillte botës telegrafikisht, një info mbi krimet e viktimës, përdhunimet që ai mendohet se ka bërë, e më pas të ish shprehur se vendosi ta ndëshkojë duke i marrë jetën, pa e specifikuar se me ç`mënyrë dhe pa asnjë foto shoqëruese, jo ndoshta, por sigurisht që do na ngjante me një hero!

Mos vallë, më shumë sesa një kriminel, Lavdrim Muhaxheri është thjesht një idiot në Public Relations?!

 

Kategoritë: Opinione

Të fundit

Shefqet Krasniqi: Është zhvendosur vëmendja nga problemet reale të Kosovës

Përsëri arrestime!

Lavdrim Muhaxheri, kriminel lufte apo idiot komunikimi?!

Dy fjalë Vlora Çitakut

Ahmet Qeriqi: Përse Ballkani i përket ortodoksisë, dhe Islami u dashka të getoizohet?

Shteti të mbyllë Bota Sot dhe Expressin për nxitje të ekstremizmit

Bagdadi, qyteti më i keq në botë

Ja çka thotë shkrimtari Dritëro Agolli për homoseksualët

Përmbysja e tejdukshmërisë etnike në raportet shqiptaro-serbe

Qëndrimi i Krishterimit ndaj Islamofobisë

Vështrim rreth terminologjisë islame në gjuhën shqipe

Alarm! Muslimanët e Kosovës në rrezik nga antiteistët

Roli i imamit në ditët e sotme

Miroljub Jevtic: Liderët shqiptarë e urrejnë Islamin


2013 © KRENARIA.com