27.03.2017 - 16:28:56 - E hënë        HIXHRI: 28.06.1438                        RADIO KRENARIA            
Atë që e udhëzon Allahu s`ka kush që e humb, ndërsa atë që e humb Allahu s`ka kush që e udhëzon! "E tërë krenaria i takon Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve!" (Munafikunë, 8)
“E ATA QË ISHIN TË DEVOTSHËM NDAJ ZOTIT TË TYRE, SILLEN NË GRUPE TE XHENETI, E KUR ARRIJNË ATY, DYERT E TIJ I GJEJNË TË HAPURA DHE ROJA E TIJ U THOTË ATYRE: "SELAMUN ALEJKUM" - QOFSHI TË SHPËTUAR, ISHIT TË PASTËR, ANDAJ HYNI NË TË, ATY DO TË JENI PËRGJITHMONË.” (Kur’an: Zumer, 73)
E MARTË: Emisioni "Ta njohim të vërtetën" nga ora 21:30 - 23:00 në Radio Kosova e Lirë FM 94.2 MHz në Prishtinë; E MËRKURË: Dersi i Tefsirit në Xhaminë e Madhe mbahet pas namazit të akshamit; E ENJTE: Emisioni "Rruga e ndriçuar" nga ora 21:00 - 22:00 në TV Vali, TV Mitrovica dhe TV Prizreni; E PREMTE: Hytbeja e xhumasë çdo javë nga ora 13:00; Radio Krenaria transmeton emisionin "Ta njohim të vërtetën" nga ora 21:30 - 23:00;

Shefqet Krasniqi: Është zhvendosur vëmendja nga problemet reale të Kosovës

Publikuar më: 12.08.2014 Fotoja

Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, thotë se Lavdrim Muhaxheri është punëtor i dreqit. Ndërsa, shton se ka qenë një prej hoxhallarëve të parë që u ka bërë thirrje njerëzve të mos shkojnë në Siri.

“Vallahi populli sirian nuk ka nevojë për 30 a 40 djemtë tanë”, ka thënë Krasniqi në emisionin “Argument Plus” të RTV 21 (12.08.2014). “Shumë djem, duke i dëgjuar ligjëratat tona, nuk kanë shkuar në Siri”.

Ai ka akuzuar edhe mediet për krejt situatën e krijuar dhe se BIK duhet të dalë me ndonjë komunikatë për media, për “të qetësuar situatën”.

“Është zhvendosur vëmendja nga problemet reale të Kosovës. Në ditën e dytë të Bajramit del në fotografi njeri duke pre koka, pse bash në ditën e dytë të Bajramit”, ka thënë ai.

Krasniqi megjithatë shprehet optimist se mund të kërcënohet Kosova nga terrorizmi se thotë se “nuk e lë Zoti Kosovën në duar të njerëzve të ligë”.

Ai, ndërkohë, thotë se duhet falënderuar Policinë e Kosovës dhe organet e sigurisë kur ndalojnë krimin.

“Askush nuk ka imunitet përball vatanit”, thotë ai, por shton se “stupcat” duhet të përdoren edhe ndaj banditëve dhe politikanëve të korruptuar.

Imami thotë se aksioni i 40 të arrestuarve të djeshëm mund të ketë prapavijë politike, ndonëse thotë se ka individë të manipuluar.

“Çka kuptojmë me manipulu. Nuk është lehtë me u manipulu dikush e me shku në luftë, se e dinë që në luftë nuk japin bonbone po se mund të vriten. Dikush mund t’i shpëlahet truri si Muhaxherit që thotë ‘hajdeni krejt se u kënaqëm’. Diçka ngjashëm. Facebooku e interneti sa është i mirë aq është i keq. Por, po rrehet çekani te hoxhallarët. Cilët janë ata imamë? Le ta thotë Prokuroria që filani i ka thonë filanit shko në Siri”, thotë Krasniqi, duke shtuar se reagon se pse gjithçka me Islam lidhet me radikalizëm.

Ai shprehet se i dhimbsen imamët që kanë devijuar e kanë ndikuar keq tek të tjerët.

“Shefqeti flet veç për veten”, thotë ai, duke shtuar se nxitës për të shkuar në Siri është interneti. “Askush në xhami nuk i ka thirr të shkojnë te këto grupe terroriste”.

 

Kategoritë: Opinione

Të fundit

Shefqet Krasniqi: Është zhvendosur vëmendja nga problemet reale të Kosovës

Përsëri arrestime!

Lavdrim Muhaxheri, kriminel lufte apo idiot komunikimi?!

Dy fjalë Vlora Çitakut

Ahmet Qeriqi: Përse Ballkani i përket ortodoksisë, dhe Islami u dashka të getoizohet?

Shteti të mbyllë Bota Sot dhe Expressin për nxitje të ekstremizmit

Bagdadi, qyteti më i keq në botë

Ja çka thotë shkrimtari Dritëro Agolli për homoseksualët

Përmbysja e tejdukshmërisë etnike në raportet shqiptaro-serbe

Qëndrimi i Krishterimit ndaj Islamofobisë

Vështrim rreth terminologjisë islame në gjuhën shqipe

Alarm! Muslimanët e Kosovës në rrezik nga antiteistët

Roli i imamit në ditët e sotme

Miroljub Jevtic: Liderët shqiptarë e urrejnë Islamin


2013 © KRENARIA.com