19.03.2019 - 03:08:33 - E martë        HIXHRI: 12.07.1440                        RADIO KRENARIA            
Atë që e udhëzon Allahu s`ka kush që e humb, ndërsa atë që e humb Allahu s`ka kush që e udhëzon! "E tërë krenaria i takon Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve!" (Munafikunë, 8)
“E ATA QË ISHIN TË DEVOTSHËM NDAJ ZOTIT TË TYRE, SILLEN NË GRUPE TE XHENETI, E KUR ARRIJNË ATY, DYERT E TIJ I GJEJNË TË HAPURA DHE ROJA E TIJ U THOTË ATYRE: "SELAMUN ALEJKUM" - QOFSHI TË SHPËTUAR, ISHIT TË PASTËR, ANDAJ HYNI NË TË, ATY DO TË JENI PËRGJITHMONË.” (Kur’an: Zumer, 73)
E MARTË: Emisioni "Ta njohim të vërtetën" nga ora 21:30 - 23:00 në Radio Kosova e Lirë FM 94.2 MHz në Prishtinë; E MËRKURË: Dersi i Tefsirit në Xhaminë e Madhe mbahet pas namazit të akshamit; E ENJTE: Emisioni "Rruga e ndriçuar" nga ora 21:00 - 22:00 në TV Vali, TV Mitrovica dhe TV Prizreni; E PREMTE: Hytbeja e xhumasë çdo javë nga ora 13:00; Radio Krenaria transmeton emisionin "Ta njohim të vërtetën" nga ora 21:30 - 23:00;

PYETJE DHE PËRGJIGJE

Id: 61
ÇKA TË STUDIOJ: MJEKËSINË APO STUDIMET ISLAME?
Pyetje:

Esselamu alejkum hoxhë i nderuar. Jam një vajzë nga Gjilani, dhe tani këtë vit mbaroj shkollën e mesme. Mirëpo për studime dëshiroj të studioj: O Mjekësinë, dega Gjinekologji, o Fakultetin e Studimeve Islame. Hoxhë i nderuar, dëshiroj një këshillë nga ju se cilën ta zgjedh, ngase për të dyja këto kemi mungesë kuadro të femrave. Allahu ju ruajttë.

Përgjigje:

Ve alejkum selam ve rahmetullah. E nderuara motër, mu ashtu siç e keni cekur, për të dy këto drejtime shoqëria jonë ka nevojë të madhe për kuadro femërore, dhe të përgëzoj për këtë largpamësi që e ke.

Mendimi ynë është që ti të vazhdosh në Gjinekologji pasi që veç je në drejtim të përgjithshëm në të mesmen, e sa i përket Studimeve Islame le ta bart ndonjë nga të diplomuarat e Medreseve atë përgjegjësi. Ky është mendimi ynë, por se duhet ta kesh parasysh edhe prirjen tënde dhe ajo që i përshtatet personalitetit tënd më shumë, e këtë ti e vlerëson më së miri.

Allahu e di më së miri!



KATEGORIA: Dituria



Të përfitojmë nga Hoxhë Shefqet Krasniqi

Krenaria.com © 2013