19.03.2019 - 02:25:30 - E martë        HIXHRI: 12.07.1440                        RADIO KRENARIA            
Atë që e udhëzon Allahu s`ka kush që e humb, ndërsa atë që e humb Allahu s`ka kush që e udhëzon! "E tërë krenaria i takon Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve!" (Munafikunë, 8)
“E ATA QË ISHIN TË DEVOTSHËM NDAJ ZOTIT TË TYRE, SILLEN NË GRUPE TE XHENETI, E KUR ARRIJNË ATY, DYERT E TIJ I GJEJNË TË HAPURA DHE ROJA E TIJ U THOTË ATYRE: "SELAMUN ALEJKUM" - QOFSHI TË SHPËTUAR, ISHIT TË PASTËR, ANDAJ HYNI NË TË, ATY DO TË JENI PËRGJITHMONË.” (Kur’an: Zumer, 73)
E MARTË: Emisioni "Ta njohim të vërtetën" nga ora 21:30 - 23:00 në Radio Kosova e Lirë FM 94.2 MHz në Prishtinë; E MËRKURË: Dersi i Tefsirit në Xhaminë e Madhe mbahet pas namazit të akshamit; E ENJTE: Emisioni "Rruga e ndriçuar" nga ora 21:00 - 22:00 në TV Vali, TV Mitrovica dhe TV Prizreni; E PREMTE: Hytbeja e xhumasë çdo javë nga ora 13:00; Radio Krenaria transmeton emisionin "Ta njohim të vërtetën" nga ora 21:30 - 23:00;

PYETJE DHE PËRGJIGJE

Id: 62
EMRAT PËR VAJZA: ELSA DHE ESRA
Pyetje:

Selam alejkum Hoxhë i nderuar. Deshta t’ju bëj disa pyetje në lidhje me emrat për vajza.

Emri ELSA, a mundem këtë emër t’ia vendos vajzës. E kam gjetur në internet që ka origjinë hebreje dhe d.m.th. ‘Besimbetim në Zot’. Ju lutem të më ktheni përgjigje?

Ndodhem jashtë Kosove, në Kanada, dhe nuk po di cilit HoxhëHoxhonicë me iu drejtu këtu në lidhje me emra. Tash bëhem nënë këto ditë, ende kam mbet pa emër të fëmijës.

Edhe emri ESRA, kam pas një lindje të mëhershme para kohe dhe ia kam pas lënë vajzës së parë këtë emër. A bën me u përsërit ky emër prapë për fëmijët tjerë? Ju lutem, pres përgjigje të më ktheni sa më shpejt që është e mundur. Zoti ju shpërbleftë.

Përgjigje:

Alejkum selam ve rahmetullah.

E lusim Allahun subhanehu ve teala që të të furnizojë me fëmijë të shëndoshë e të hairit dhe duke u kënaq me të në dynja dhe në ahiret.

Emrin e parë nuk është në rregull me ia vendosë, kurse sa i përket të dytit është e lejuar që të vendohet emri i fëmijës së vdekur, por se nuk është e preferuar. Sido që të jetë, nëse jeni vetëm mes këtyre dy zgjedhjeve, atëherë shkoni me emrin e dytë.

Allahu e di më së miri!



KATEGORIA: Fëmija



Të përfitojmë nga Hoxhë Shefqet Krasniqi

Krenaria.com © 2013