19.03.2019 - 02:41:27 - E martë        HIXHRI: 12.07.1440                        RADIO KRENARIA            
Atë që e udhëzon Allahu s`ka kush që e humb, ndërsa atë që e humb Allahu s`ka kush që e udhëzon! "E tërë krenaria i takon Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve!" (Munafikunë, 8)
“E ATA QË ISHIN TË DEVOTSHËM NDAJ ZOTIT TË TYRE, SILLEN NË GRUPE TE XHENETI, E KUR ARRIJNË ATY, DYERT E TIJ I GJEJNË TË HAPURA DHE ROJA E TIJ U THOTË ATYRE: "SELAMUN ALEJKUM" - QOFSHI TË SHPËTUAR, ISHIT TË PASTËR, ANDAJ HYNI NË TË, ATY DO TË JENI PËRGJITHMONË.” (Kur’an: Zumer, 73)
E MARTË: Emisioni "Ta njohim të vërtetën" nga ora 21:30 - 23:00 në Radio Kosova e Lirë FM 94.2 MHz në Prishtinë; E MËRKURË: Dersi i Tefsirit në Xhaminë e Madhe mbahet pas namazit të akshamit; E ENJTE: Emisioni "Rruga e ndriçuar" nga ora 21:00 - 22:00 në TV Vali, TV Mitrovica dhe TV Prizreni; E PREMTE: Hytbeja e xhumasë çdo javë nga ora 13:00; Radio Krenaria transmeton emisionin "Ta njohim të vërtetën" nga ora 21:30 - 23:00;

PYETJE DHE PËRGJIGJE

Id: 63
MBAJTJA E IDDETIT
Pyetje:

Esselamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu. Jam një motër muslimane, kam qenë e martuar, i kam dy fëmijë, por jam ndarë. Burri ka qenë i martuar edhe me një grua tjetër, dhe për shkak të gruas së parë kemi pas probleme. Burri më ka thënë shko ti te familja, sepse më shumë se tre herë më ka thënë: Je e lirë. Por unë kam dashur t’i marrë fëmijët, mirëpo ai nuk m’i ka dhënë, ngase më thoshte: Ti nuk mund t’i mbash fëmijët.

Të lutem, nëse ka mundësi me ma dhanë një sqarim? Unë tash a duhet ta mbaj iddetin, apo si t’ia bëj. Nëse ka mundësi një sqarim, Allahu ju shpërbleftë me Xhenetin Firdevs!

Përgjigje:

Ve alejkum selam ve rahmetullahi ve berekatuhu!

E nderuara motër, Allahu të forcoftë dhe të furnizoftë me sabër të mirë. Nëse burri juaj me fjalët që t’i ka thënë ka pasur për qëllim shkurorëzimin tënd, atëherë ai vetëm se ka ndodhur dhe tashmë ju jeni të huaj për njëri-tjetrin. Po motër, Iddeti - kohëpritja jote është tri cikle mujore të plota, dhe kjo është e caktuar me ajet të Kur’anit siç është e ditur.

Ndërsa sa i përket shqetësimit tënd rreth fëmijëve, Drejtësia e Sheriatit përcakton se mbikëqyrja e tyre i takon nënës nëse ajo nuk martohet, dhe se burri ka për obligim anën financiare të tyre, përderisa të jenë ata të moshës së mitur, e kur t’i bën djali shtatë vjet duhet t’i kthehet babës, ndërsa vajza qëndron edhe më tej me nënën derisa të hyjë në moshën madhore. Ndërsa me pjekurinë e tyre kanë të drejtën e lirizgjedhjes se me kënd do të bashkëjetojnë, me nënën apo me babain.

Kjo është në mënyrë të përgjithshme dhe në kushte normale, pra kur nuk ka çrregullime në jetën dhe sjelljet e asnjërit prind.

Së fundmi, dëshirojmë t’i japim dy këshilla të përgjithshme në këtë drejtim:

E para: Është e udhës që mospajtimet dhe keqkuptimet që kanë pasur burri me gruan të mos u shpalosen fëmijëve kurrsesi, sepse për ta ajo do të ishte shumë e dëmshme. Andaj porositim të gjithë ata që ndahen ndërmjet vete që mospajtimet e tyre t’i mbyllin me dry dhe assesi të mos i përziejnë fëmijët e tyre në to.

Dhe e dyta: Pavarësisht se cili prej tyre do t’i mbikëqyrë fëmijët, duhet t’ia ofrojë palës tjetër mundësinë e takimit me ta në mënyrë të rregullt, dhe sa herë që kanë nevojë. Le të gjejnë një mirëkuptim për këtë pikë, sepse fëmijët kanë nevojë për të dy prindërit, dhe duhet të kenë raporte të mira me të dytë.

Allahu e di më së miri!



KATEGORIA: Martesa



Të përfitojmë nga Hoxhë Shefqet Krasniqi

Krenaria.com © 2013