19.03.2019 - 03:10:19 - E martë        HIXHRI: 12.07.1440                        RADIO KRENARIA            
Atë që e udhëzon Allahu s`ka kush që e humb, ndërsa atë që e humb Allahu s`ka kush që e udhëzon! "E tërë krenaria i takon Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve!" (Munafikunë, 8)
“E ATA QË ISHIN TË DEVOTSHËM NDAJ ZOTIT TË TYRE, SILLEN NË GRUPE TE XHENETI, E KUR ARRIJNË ATY, DYERT E TIJ I GJEJNË TË HAPURA DHE ROJA E TIJ U THOTË ATYRE: "SELAMUN ALEJKUM" - QOFSHI TË SHPËTUAR, ISHIT TË PASTËR, ANDAJ HYNI NË TË, ATY DO TË JENI PËRGJITHMONË.” (Kur’an: Zumer, 73)
E MARTË: Emisioni "Ta njohim të vërtetën" nga ora 21:30 - 23:00 në Radio Kosova e Lirë FM 94.2 MHz në Prishtinë; E MËRKURË: Dersi i Tefsirit në Xhaminë e Madhe mbahet pas namazit të akshamit; E ENJTE: Emisioni "Rruga e ndriçuar" nga ora 21:00 - 22:00 në TV Vali, TV Mitrovica dhe TV Prizreni; E PREMTE: Hytbeja e xhumasë çdo javë nga ora 13:00; Radio Krenaria transmeton emisionin "Ta njohim të vërtetën" nga ora 21:30 - 23:00;

PYETJE DHE PËRGJIGJE

Id: 64
MOSFALJA E XHUMASË PËR SHKAK TË PUNËS
Pyetje:

Selam alejkum. Desha të bëj një pyetje: Jam një djalë 22 vjeçar, dhe kushtet në Kosovë i kemi pasur shumë keq, dhe tash jetoj në Gjermani, kam dalë për t’i ndihmuar familjes dhe ende jam pa letra. Ishte shumë vështirë për të gjetur punë, mirëpo më në fund arrita.

Tash pyetja është: Unë punoj gjithmonë deri në ora katër, dhe në Kosovë gjithmonë jam falë. Tash vaktet i fali, mirëpo xhumanë nuk po mund ta fal, edhe shefi kurrsesi nuk më lë të shkoj më herët. Nuk po di qysh me reagu, ta lë punën s’po mundem, sepse nuk gjej më tjetër dhe atëherë s’kam si t’i ndihmoj familjes. Ndërsa me vazhdu kështu duke punuar, s’po mund të bëhem rehat. Të lutem, nëse mundesh të na ndihmoni diçka. Selam alejkum.

Përgjigje:

Ve alejkum selam ve rahmetullah!

I nderuari pyetës, keni të drejtë kur thoni se nuk ndiheni i rehatuar! E si mund të ndihet muslimani i rehatuar kur obligimin javor të ditës më të çmuar të javës nuk është në gjendje ta kryejë asnjëherë?!

Këshilla jonë është se ti në radhë të parë duhet të kërkosh nga punëdhënësi aktual që të të lirojë për namazin e xhumasë dhe t’i bësh atij një ofertë që do t’ia kompensosh kohën e xhumasë  në ndonjë ditë tjetër, qoftë edhe me dyfishin e saj. Pra nëse mungon një orë në orë të punës propozoj që të punosh qoftë edhe dy orë pas orarit, apo kur ai ka nevojë. Mirëpo ai duhet të kuptojë nga ti se kjo kërkesë është serioze dhe se ti je i vendosur në të, normalisht me fjalë të mira e të qarta, por duhet t’ia shpjegosh se ky është obligimi fetar javor për çdo musliman, dhe ne kemi shumë raste kur vëllezërit tanë hasin në mirëkuptim nga ana e punëdhënësve të tyre.

Nëse veç i ke shterur këto dhe mënyrat e tjera për ta bindur dhe s’ka pasur dobi, atëherë patjetër duhet që të fillosh të kërkosh një punë të re, sepse nuk mund të paramendohet që të vazhdosh ashtu tërë kohën pa e falur xhumanë!! Derisa ta gjesh ndonjë punë tjetër, atëherë xhumanë nuk e falë fare, por e falë vetëm drekën dhe atë mundesh vetëm farzin, e Allahu nuk të ngarkon më shumë sesa që mund ta përballosh.

Para kësaj dhe asaj, ti duhet që t’i drejtohesh Allahut fuqiplotë për hallin tënd dhe të bësh dua e lutje të shumta, dhe vetëm Ai të çelë udhë ashtu që ti as që e paramendon fare. Allahu të ndihmoftë e të forcoftë!

Allahu e di më së miri!



KATEGORIA: Namazi



Të përfitojmë nga Hoxhë Shefqet Krasniqi

Krenaria.com © 2013