19.03.2019 - 02:25:57 - E martë        HIXHRI: 12.07.1440                        RADIO KRENARIA            
Atë që e udhëzon Allahu s`ka kush që e humb, ndërsa atë që e humb Allahu s`ka kush që e udhëzon! "E tërë krenaria i takon Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve!" (Munafikunë, 8)
“E ATA QË ISHIN TË DEVOTSHËM NDAJ ZOTIT TË TYRE, SILLEN NË GRUPE TE XHENETI, E KUR ARRIJNË ATY, DYERT E TIJ I GJEJNË TË HAPURA DHE ROJA E TIJ U THOTË ATYRE: "SELAMUN ALEJKUM" - QOFSHI TË SHPËTUAR, ISHIT TË PASTËR, ANDAJ HYNI NË TË, ATY DO TË JENI PËRGJITHMONË.” (Kur’an: Zumer, 73)
E MARTË: Emisioni "Ta njohim të vërtetën" nga ora 21:30 - 23:00 në Radio Kosova e Lirë FM 94.2 MHz në Prishtinë; E MËRKURË: Dersi i Tefsirit në Xhaminë e Madhe mbahet pas namazit të akshamit; E ENJTE: Emisioni "Rruga e ndriçuar" nga ora 21:00 - 22:00 në TV Vali, TV Mitrovica dhe TV Prizreni; E PREMTE: Hytbeja e xhumasë çdo javë nga ora 13:00; Radio Krenaria transmeton emisionin "Ta njohim të vërtetën" nga ora 21:30 - 23:00;

PYETJE DHE PËRGJIGJE

Id: 65
XHENAZJA E DJERSITUR
Pyetje:

Esselam alejkum. Desha të të pyes hoxhë i nderuar se një i afërm i gruas ka vdekur tash, jo shumë moti, në Gjermani dhe ai ka qenë i sëmurë me kancer. Ai namaz nuk ka bërë, por çka është interesant të ceket se kur e kanë pru xhenazen në Kosovë, kur e kanë shikuar ka qenë shumë i djersitur.

Ne ua kemi bërë disa hoxhallarëve këtë pyetje: Pse kjo kështu? Por ata kanë thënë se nuk është e mundur. Andaj dhe pata dëshirë që këtë pyetje t’ua parashtroj juve? Shpresoj që do të keni mundësi të na përgjigjeni. Allahu të shpërbleftë për mundin.

Përgjigje:

Ve alejkum selam ve rahmetullah!

Mospraktimi i namazit është një prej veprave më të rënda që mundet njeriu me e ngarkuar veten me të, sepse pas besimit ai është obligimi parësor me të cilin obligohet çdo besimtar. Kështu që më kompetencë të plotë po ta konfirmoj se lënësi i namazit është në rrezik të madh dhe veç Allahu e di se çka bën me të.

Kurse sa i përket djersitjes së tij, unë nuk shoh aty diçka të çuditshme, sepse ajo që është përmendur në hadith, edhe pse rreth kuptimit të atij hadithi ka disa mendime, me të është për qëllim: Djersitja gjatë agonisë së vdekjes.

Ndërsa kjo që po përmendni ju është diçka që keni parë disa ditë pas daljes së shpirtit kështu që nuk ka asgjë kontradiktore aty. Djersitja  në këtë rast mund të ketë shkaqet dhe arsyet e veta materiale, apo fizike, o temperatura e lartë brenda, o gazrat e ndryshme të liruara nga trupi i tij, e të ngjashme.

Dhe  për fund shenjat e mira apo jo të mira të përfundimit nuk janë në mënyrë të prerë, por ato janë vetëm shenja me të cilat orientohemi deri diku. Ndërsa shenjë me e prerë se sa ato është mënyra e jetës dhe praktimi apo mospraktikimi i fesë nga i vdekuri. Allahu na forcoftë të gjithëve në Dinin e Tij.

Allahu e di më së miri!



KATEGORIA: Të ndryshme



Të përfitojmë nga Hoxhë Shefqet Krasniqi

Krenaria.com © 2013