19.03.2019 - 02:26:01 - E martë        HIXHRI: 12.07.1440                        RADIO KRENARIA            
Atë që e udhëzon Allahu s`ka kush që e humb, ndërsa atë që e humb Allahu s`ka kush që e udhëzon! "E tërë krenaria i takon Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve!" (Munafikunë, 8)
“E ATA QË ISHIN TË DEVOTSHËM NDAJ ZOTIT TË TYRE, SILLEN NË GRUPE TE XHENETI, E KUR ARRIJNË ATY, DYERT E TIJ I GJEJNË TË HAPURA DHE ROJA E TIJ U THOTË ATYRE: "SELAMUN ALEJKUM" - QOFSHI TË SHPËTUAR, ISHIT TË PASTËR, ANDAJ HYNI NË TË, ATY DO TË JENI PËRGJITHMONË.” (Kur’an: Zumer, 73)
E MARTË: Emisioni "Ta njohim të vërtetën" nga ora 21:30 - 23:00 në Radio Kosova e Lirë FM 94.2 MHz në Prishtinë; E MËRKURË: Dersi i Tefsirit në Xhaminë e Madhe mbahet pas namazit të akshamit; E ENJTE: Emisioni "Rruga e ndriçuar" nga ora 21:00 - 22:00 në TV Vali, TV Mitrovica dhe TV Prizreni; E PREMTE: Hytbeja e xhumasë çdo javë nga ora 13:00; Radio Krenaria transmeton emisionin "Ta njohim të vërtetën" nga ora 21:30 - 23:00;

PYETJE DHE PËRGJIGJE

Id: 68
MELEKU I VDEKJES NË GJUMË
Pyetje:

Selam alejkum. E kam parë në ëndërr melekun e vdekjes me tesha të bardha, dhe unë po e pyes atë si në gëzim: A më ka ardhur koha për të vdekur? Ai më thotë: Jo hala. Tani po gjendem me një dhomë ku ishte meleku i vdekjes, në atë dhomë e shihja një dritë, e afër asaj drite ishte i varur një kalendar. Unë po e pyes përsëri melekun vdekjes: A më ka ardhur koha për të vdekur? Unë kisha shumë qejf të më thoshte meleku: Po. E meleku m’u përgjigj: Duhet ta shikoj ditën, orën dhe mënyrën se si ke për të vdekur. Pastaj po e shikon kalendarin dhe po më thotë: Po, tash të ka ardhur koha. Unë e ndjeja veten shumë mirë kur më tha ‘po’, dhe u shtriva në shtrat, ndërsa meleku më dukej shumë i urtë... Në ato çaste më doli gjumi, subhanallah. Një koment për këtë?

Përgjigje:

Ve alejkum selam ve rahmetullah.

I nderuari vëlla, shumë herë e kemi potencuar se nuk merrem me komentimin e ëndrrave, megjithatë them se ëndrra është tepër interesante dhe këshilla ime për ty është që të nxjerrësh dobitë kryesore nga ajo.

Dhe më kryesorja është që të meditosh rreth gjendjes tënde në Fe, nëse je mirë, atëherë merre si mbështetje dhe stimulim që të vazhdosh edhe më me forcë në këtë drejtim. Ndërsa nëse nuk qëndron mirë me besim e vepra, atëherë shpejto në pendim dhe kthim kah Allahu Fuqiplotë dhe rroku fort për Fenë e Tij, sepse në ëndërr ndodh që meleku i vdekjes të kthehet duarthatë, por pasha Allahun kur të vjen exheli- momenti i caktuar dhe vjen për të marrë amanetin, më nuk ka kthim mbrapa. Andaj varësisht nga gjendja jote momentale, ti duhet të përfitosh nga kjo ëndërr interesante.

Allahu e di më së miri!



KATEGORIA: Të ndryshme



Të përfitojmë nga Hoxhë Shefqet Krasniqi

Krenaria.com © 2013