19.03.2019 - 02:26:31 - E martë        HIXHRI: 12.07.1440                        RADIO KRENARIA            
Atë që e udhëzon Allahu s`ka kush që e humb, ndërsa atë që e humb Allahu s`ka kush që e udhëzon! "E tërë krenaria i takon Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve!" (Munafikunë, 8)
“E ATA QË ISHIN TË DEVOTSHËM NDAJ ZOTIT TË TYRE, SILLEN NË GRUPE TE XHENETI, E KUR ARRIJNË ATY, DYERT E TIJ I GJEJNË TË HAPURA DHE ROJA E TIJ U THOTË ATYRE: "SELAMUN ALEJKUM" - QOFSHI TË SHPËTUAR, ISHIT TË PASTËR, ANDAJ HYNI NË TË, ATY DO TË JENI PËRGJITHMONË.” (Kur’an: Zumer, 73)
E MARTË: Emisioni "Ta njohim të vërtetën" nga ora 21:30 - 23:00 në Radio Kosova e Lirë FM 94.2 MHz në Prishtinë; E MËRKURË: Dersi i Tefsirit në Xhaminë e Madhe mbahet pas namazit të akshamit; E ENJTE: Emisioni "Rruga e ndriçuar" nga ora 21:00 - 22:00 në TV Vali, TV Mitrovica dhe TV Prizreni; E PREMTE: Hytbeja e xhumasë çdo javë nga ora 13:00; Radio Krenaria transmeton emisionin "Ta njohim të vërtetën" nga ora 21:30 - 23:00;

PYETJE DHE PËRGJIGJE

Id: 70
NAMAZI ME RROBA TË PUNËS
Pyetje:

Esselamu alejkum. Kam disa pyetje, In shaa Allah keni mundësi të na përgjigjeni:

1. A ka dert nëse falem me tesha të punës, ato janë pak të zgjyrta?

2. Unë jetoj në Suedi, e këtu edhe pak e më bien 4 kohë namaz që t’i fali në punë, d.m.th. gjatë orarit të punës. Qysh kisha mund që t’i fali farzet më së miri?

3. A bën të lexohet Kur’ani shqip pa abdes, dhe a ka sevap? Esselamu alejkum.

Përgjigje:

Ve alejkum selam ve rahmetullah.

1. Nuk ka problem të falesh me teshat, të cilat janë të zhytura me pluhur apo ngjyra të punës, me naftë, vaj, e të ngjashme. Sepse ato asnjë nuk konsiderohen ndyrësira. Ajo që nuk lejohet është të jenë të ndyta me papastërti si gjaku, urina etj..

2. Namazet janë obligim i përcaktuar  në kohë të caktuar dhe çdo njëri prej tyre ka fillimin dhe mbarimin e tij, andaj i nderuari vëlla fale çdo namaz brenda kohës së tij të përcaktuar. Nëse të lejojnë rrethanat, pauza në orar të punës që të falësh edhe sunetet, mirë, nëse jo, atëherë fali farzet, gjithsesi çdo njërin brenda kohës së tij. Por nëse vërtet të ngushtohet shumë koha, e ke shumë vështirë, si p.sh. je shofer i autobusit, ose je pranë ndonjë makine duke punuar ku duhet për të qëndruar në këmbë tërë kohën, e të ngjashme, dhe nuk ka mundësi fare t’i falesh të gjitha farzet në kohën e vet, atëherë fali qoftë edhe me shenja, natyrisht vetëm farzet, ashtu siç mundesh. E pastaj kur të shkosh në shtëpi, ose të ipet mundësia, i bën kaza edhe një here. E ajo me shenja mbetet si respekt i shenjtërisë së kohës së namazit.

3. Po, i nderuar lejohet të lexohet përkthimi i kuptimeve të Kuranit Famëlartë edhe pa abdes dhe gjithsesi se është një vepër e mirë në të cilën ka sevape, sepse Islami e çmon shumë leximin, studimin e kërkimin e diturisë në përgjithësi. Këtu nuk e kemi për qëllim se sevapi i leximit të përkthimit arrin sevapin e leximit në origjinal, s’ka dyshim se leximi në orgjinal është një adhurim më vete ku për të kemi hadithe të shumta të cilat flasin për vlerën e leximit të  Kuranit Famëlartë.

Allahu e di më së miri!



KATEGORIA: Namazi



Të përfitojmë nga Hoxhë Shefqet Krasniqi

Krenaria.com © 2013