19.03.2019 - 02:50:47 - E martë        HIXHRI: 12.07.1440                        RADIO KRENARIA            
Atë që e udhëzon Allahu s`ka kush që e humb, ndërsa atë që e humb Allahu s`ka kush që e udhëzon! "E tërë krenaria i takon Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve!" (Munafikunë, 8)
“E ATA QË ISHIN TË DEVOTSHËM NDAJ ZOTIT TË TYRE, SILLEN NË GRUPE TE XHENETI, E KUR ARRIJNË ATY, DYERT E TIJ I GJEJNË TË HAPURA DHE ROJA E TIJ U THOTË ATYRE: "SELAMUN ALEJKUM" - QOFSHI TË SHPËTUAR, ISHIT TË PASTËR, ANDAJ HYNI NË TË, ATY DO TË JENI PËRGJITHMONË.” (Kur’an: Zumer, 73)
E MARTË: Emisioni "Ta njohim të vërtetën" nga ora 21:30 - 23:00 në Radio Kosova e Lirë FM 94.2 MHz në Prishtinë; E MËRKURË: Dersi i Tefsirit në Xhaminë e Madhe mbahet pas namazit të akshamit; E ENJTE: Emisioni "Rruga e ndriçuar" nga ora 21:00 - 22:00 në TV Vali, TV Mitrovica dhe TV Prizreni; E PREMTE: Hytbeja e xhumasë çdo javë nga ora 13:00; Radio Krenaria transmeton emisionin "Ta njohim të vërtetën" nga ora 21:30 - 23:00;

PYETJE DHE PËRGJIGJE

Id: 71
DHURIMI I VEZOREVE
Pyetje:

Selam alejkum. I nderuari hoxhë, kam një pyetje: A është gjynah me ia falë dikujt vezoret, pra dikujt që s’ka fëmijë?

Përgjigje:

Alejkum selam ve rahmetullah. Gjithsesi se një vepër e tillë është e ndaluar rreptësisht në Islam dhe është haram dhe gjynah i madh të veprohet, andaj nuk lejohet në asnjë formë e në asnjë gjendje të veprohet.

I nderuari pyetës, nganjëherë njeriu duke dashur të bëjë mirë bie në gjynah pa e hetuar fare nga mosdija apo moskujdesi për të pyetur dhe për t’u informuar rreth normave fetare. Andaj të përgëzoj që nuk ke marrë asnjë hap pa  u konsultuar me hoxhollarë dhe pa e ditur normën. Kështu duhet të veprohet e jo të bëhet vepra e pastaj të pyetet se a kam bërë mirë apo keq.

Allahu e di më së miri!



KATEGORIA: Fëmija



Të përfitojmë nga Hoxhë Shefqet Krasniqi

Krenaria.com © 2013